RMV, filloi regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara

Nga sot përmes ueb-faqes vakcinacija.mk filloi regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë. Kështu njoftoi për mediat Ministria e Shëndetësisë pas pyetjeve nga Portalb.mk. Nga Ministria nuk kanë ende evidenca për situatën reale në terren me rastet e gripit sezonal.

Vaksinimi falas kundër gripit sezonal është opsional, ai është i destinuar për grupet e rrezikuara si: të moshuarit mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç.

Qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara mund të shprehin interesin e tyre duke plotësuar aplikacionin në këtë LINK.

“Duke plotësuar aplikacionin, ju regjistroheni për vaksinim direkt në sistemin My Termin. Sipas orarit të parashikuar në planin e vaksinimit, do të njoftoheni me SMS porosi për datën, orën dhe vendin e saktë se kur duhet të vaksinoheni”, thanë nga Ministria.

Bëhet fjalë për vaksinë kundër katër llojeve të gripit sezonal, e prodhuar nga kompania Abbott nga Holanda.

Ndryshe, vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe përfundimet fatale, veçanërisht në grupet e rrezikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button