Xhaferi ende nuk e ka pranuar iniciativën e Levicës për referendum

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ende nuk e ka pranuar iniciativën e partisë Levica për referendum, kumtuan sot nga Kabineti i tij, njofton Portalb.mk.

“Deri në këtë moment kryetari Xhaferi nuk e ka pranuar Iniciativën për mbajtjen e referendumit nga partia politike Levica”, thonë nga Kabineti i Xhaferit.

Prej atje theksojnë se në momentin kur zyrtarisht do ta pranojnë iniciativën, do të njoftojnë nëpërmjet kumtesës për përgjigjen e kryetarit të Kuvendit ndaj dorëzuesit të iniciativës.

Më 28 shtator partia politike E majta në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dorëzoi propozim për nisjen e iniciativës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen një referendumi shtesë të detyrueshëm në të cilin do parashtrohej pyetja: „A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut, të vitit 2022?”.

Kryetari i partisë, Dimitar Apasiev më pas tha se mendon se për çështjet me interes kombëtar fjalën e fundit duhet ta ketë populli, ndërsa në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve shtoi se nuk pret që iniciativa e partisë E majta të ketë të njëjtat probleme si në rastin e iniciativës së mëparshme të VMRO-DPMNE-së.

Kujtojmë se, në shtator, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e hodhi poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE-së për shpalljen e referendumit të detyrueshëm për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë me arsyetim se është në kundërshtim me nenin 118 dhe nenin 8 (paragrafi 1, alinea 11) të Kushtetutës, gjegjësisht se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button