Ish kryeministri bullgar po përpiqet të formojë koalicion anti-Putin

Ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare, por e ka të vështirë ta shesë propozimin e tij për koalicion anti-Putin, pasi partitë janë të shqetësuara për rezultatet e dobëta të partisë së tij në lidhje me korrupsionin, shkruan Euroaktiv, transmeton Portalb.mk.

Bullgaria, në të cilën gjysma e popullatës ka ndjenja pro-ruse, po përballet me krizë tjetër politike.

“Le të përpiqemi ta qetësojmë situatën. Unë jam gati për çdo lëshim dhe kompromis”, deklaroi Borisov, gjatë konferencës së parë për shtyp pas fitores së zgjedhjeve.

Partia me të cilën udhëheqë Borisov fitoi mbi 25% të votave, por dy partitë me të cilat mund të bëjë koalicion nuk kanë mjaftueshëm vota për të formuar qeverinë.

Partia radikale pro-ruse “Rilindja” e cila ka dalë e katërta me rreth 10% të votave të përgjithshme, po punon që Bullgarinë ta tërheqë nga NATO dhe BE. Kështu që një aleancë e Borisovit me këtë parti, do të ngrinte shumë pyetje për Borisovin në Bruksel.

Kështu, ish kryeministri duhet që të shikojë nga partitë reformiste pro-evropiane, megjithatë ata nuk duan të bashkëpunojnë për shkak të kaluarës së saj korruptive.

Gjatë qeverisjes së GERB, Bullgaria ka pasur probleme të theksuara me korrupsionin dhe lirinë e mediave. Borisov. Siç shkruan Euroactiv, veç kësaj, dyshoj se ka punuar në prapaskenë me Kremlinin për ndërtimin e zgjatjes së gazsjellësit Rrjedha Turke drejt Serbisë dhe Hungarisë.

Më 2 tetor, në Bullgari u mbajtën zgjedhjet e katërta në 18 muajt e fundit. Zgjedhjet erdhën pasi Qeveria e udhëhequr nga Kiril Petkov, u rrëzua në qershor, vetëm gjashtë muaj pasi mori mandatin, për shkak se njëri nga partnerët braktisi koalicionin qeverisës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button