Meloni bëri thirrje për bashkimin e “patriotëve” në BE kundër të majtës

Giorgia Meloni, e cila pritet që të bëhet kryeministre e Italisë, nëpërmjet një video-porosie në një konferencë të partisë spanjolle të ekstremit të djathtë, ka bërë thirrje që të bashkohen “patriotët” në Evropë kundër të majtës, shkruan Eruoactiv, transmeton Portalb.mk.

Meloni aktualisht po përpiqet që të formojë qeveri me dy partnerë tjerë, gjegjësisht me Lega të Matteo Salvinit dhe Forza Italia të qendrës së djathtë të Silvio Berlusconit.

Udhëheqësja e Fratelli d’Italia ka deklaruar se Evropa duhet të jetë “më e guximshme përballë sfidave të mëdha” dhe “më e përulur kur bëhet fjalë për trajtimin e çështjeve tona lokale ku politikat kombëtare funksionon më mirë”.

Meloni ka thënë se në ditët në vijim, partia që përfaqëson ajo do t’i vendosë idetë e saj në politikat konkrete të qeverisë, së bashku me partitë tjera të djathta në Evropë, duke përfshirë ato në Suedi dhe Letoni.

Ndryshe, partia me rrënjë neofashiste, Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë), drejtuar nga Giorgia Meloni, i ka fituar zgjedhjet e fundit të përgjithshme. Për herë të parë, që nga Lufta e Dytë e Botërore, vendi pritet të qeveriset nga e djathta ekstreme dhe po për herë të parë, Italia do të ketë një grua për kryeministre. Udhëheqësit e partive të krahut të djathtë të Evropës, përshëndetën fitoren e Melonit dhe ngritjen e shpejtë të partisë së saj, duke e parë si një mesazh historik për Brukselin. Por në këto zgjedhje Italia bëri histori edhe për pjesëmarrjen më të ulët në votime ndër vite, prej 64%.

Meloni gjatë fushatës bëri gjithçka për të bërë të pranueshme partinë, të cilës nuk i hiqet etiketa “postfashiste”. Partia është organizata pasuese e lëvizjes, MSI, Movimento Sociale Italiano, e krijuar nga ish-funksionarë të diktatorit, Benito Musolini pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në logon e partisë ndodhet simboi i zjarrit, që të kujton Musolinin dhe është një simbol për ultra të djathtët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button