Analisti britaniko-rus interpreton fjalimin e Putinit: E pashmangshme është thyerja e hegjemonisë së Perëndimit

Konstantin Kisin, komedian dhe komentator politik ruso-britanik, i cili shkruan për një sërë mediash kryesore botërore, në Twitter ka dhënë mendimin e tij për fjalimin e Putinit, duke u përpjekur ta përkthente atë në një gjuhë që çdokush mund ta kuptonte, madje edhe mesazhet e fshehura të presidenti rus, pasi shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, shkruan Vërtetëmatësi.

Presidenti rus Vladimir Putin të premten (30/09/2022) njoftoi aneksimin zyrtar të katër rajoneve të Ukrainës, lëvizje që Ukraina dhe fuqitë perëndimore e dënuan si të paligjshme. Për gati 40 minuta, Putin foli për rënien e Bashkimit Sovjetik, “politikën koloniale perëndimore”, armët bërthamore dhe pikëpamjen e tij për të ashtuquajturat “morali perëndimor”, ndërsa një numër i madh i mediave botërore u përpoqën të hamendësonin fjalimin e tij.

E dini se referendumet janë mbajtur në Donetsk, Zaporozhje, Kherson dhe Luhansk. Votat janë numëruar dhe populli ka vendosur definitivisht, pa asnjë dyshim. Sot do të nënshkruajmë marrëveshjet e aneksimit. Ky është vullneti i miliona njerëzvefilloi fjalimin e tij presidenti rus Vladimir Putin.

Fjalimi i Putinit ishte herë pas here plot mllef, herë apokaliptik, herë mesianik, por në pjesën më të madhe ai fliste kundër Perëndimit.

Konstantin Kisin, një komedian dhe komentator politik ruso-britanik, i cili shkruan për një sërë mediash kryesore botërore, në Twitter ka dhënë mendimin e tij për fjalimin e Putinit, duke u përpjekur ta “përkthente” atë në një gjuhë që çdokush mund ta kuptonte, madje edhe mesazhet e fshehura të presidentit rus.

Si të gjithë manipuluesit, Putini nuk e thotë saktësisht atë që dëshiron të thotë me zë të lartë, por e fsheh atë pas shumë terminologjish dhe retorikash për të mos ngatërruar publikun rus, sepse shumë nga pretendimet e tij i referohen të kaluarës dhe Putin vazhdimisht bën përpjekje për të pasqyruar hisotrinë në të tashmen dhe për të fajësuar Perëndimin e sotëm për veprimet e ndodhura 70, 150 vjet më parë, madje edhe disa shekuj më parë. Ky denigrim i Perëndimit i duhet për të justifikuar agresionin kundër Ukrainës. Ndërsa, që ky manipulim t’i kalojë, duhet ta fshehë pas figurave “bosh” apo stilistike e oratorike.

Më poshtë është fjalimi i Putinit i pastruar nga çdo mjegull terminologjike dhe manipuluese, i mbajtur në gjuhë të kuptueshme dhe në një formë koncize, ndryshe nga fjalimi aktual 40-minutësh i Putinit pasi ai shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës. Në këtë fjalim, Putini shkoi më larg me manipulimet, dezinformatat dhe zhvendosjen e kontekstit, si dhe duke denigruar Perëndimin. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të lexoni fjalimin e tij në këtë formë të qartë:

Urdhri i bazuar në rregulla që e realizon Perëndimi është “marrëzi”. Kush i ka bërë këto rregulla? Kush u pajtua me ta? Rusia është një vend dhe qytetërim i lashtë dhe ne nuk do të luajmë me këto rregulla “të imponuara”. Perëndimi nuk ka autoritet moral për të sfiduar referendumet, sepse ato kërcënojnë kufijtë e vendeve të tjera. Elitat perëndimore janë “totalitare, despotike dhe aparteid” – citim i drejtpërdrejtë. Ata janë racistë kundër Rusisë dhe vendeve dhe kombeve të tjera. “Rusofobia është racizëm”. Ata diskriminojnë, duke e quajtur veten “bota e qytetëruar”.

Ata kolonizuan, filluan tregtinë globale të skllevërve, kryen gjenocid kundër amerikanëve vendas, plaçkitën Indinë dhe Afrikën, detyruan Kinën të blinte opium përmes luftës. Ne, nga ana tjetër, jemi krenarë që kemi ‘udhëhequr’ lëvizjen antikoloniale, e cila ndihmoi vendet të zhvillohen, të reduktojnë varfërinë dhe pabarazinë.

Ata janë rusofobë (na urrejnë) sepse nuk i lejuam të grabisin vendin tonë duke krijuar një shtet të fortë TË CENTRALIZUAR (theksimi: i tij) bazuar në Krishterimin, Islamin, Judaizmin dhe Budizmin. Ata tentojnë të destabilizojnë vendin tonë që në shekullin e 17-të në “kohën e telasheve”. Në fund të shekullit të 20-të ata arritën të “vendosnin dorën pas pasurive tona”. Ata na quajtën miq dhe partnerë, ndërsa pomponin triliona dollarë (ironia e kësaj është shtuar shumë këto ditë).

Ne e kujtojmë këtë. Nuk kemi harruar. Perëndimi pretendon se sjellë lirinë dhe demokracinë në vendet e tjera, por kjo është krejtësisht e kundërta e së vërtetës. Një botë unipolare është antidemokratike nga vetë natyra e saj. Kjo është gënjeshtër. Ata përdorën armë bërthamore, duke krijuar precedent. Ata rrafshuan qytetet gjermane pa “asnjë nevojë ushtarake për ta bërë këtë”. Nuk kishte nevojë për këtë, përveçse të na trembte neve dhe pjesën tjetër të botës. Koreja, Vietnami. Edhe sot e kësaj dite ata e “pushtojnë” Japoninë, Korenë e Jugut edhe Gjermaninë dhe vende të tjera, duke i quajtur në mënyrë cinike “aleatë”.

Perëndimi ka mbikqyrje mbi liderët e këtyre kombeve të cilët “i gëlltitin këto fyerje si skllevër që janë”. Pastaj flet për kërkimin e armëve biologjike (ka kohë që nuk kam dëgjuar për këtë) dhe eksperimentet njerëzore “përfshirë edhe në Ukrainën“.

Ata zgjidhën problemet e fillimit të shekullit të 20-të me Luftën e Parë Botërore, ndërsa SHBA vendosi dominimin botëror përmes dollarit si rezultat i Luftës së Dytë Botërore. Në vitet 80 patën tjetër krizë të cilën e zgjidhën duke “e plaçkitur vendin tonë”. Tani ata duan t’i zgjidhin problemet duke “thyer Rusinë”.

Rusia “e kupton përgjegjësinë e saj përpara komunitetit ndërkombëtar” dhe “do të bëjë gjithçka për të ftohur kokat e këtyre neo-kolonialistëve që janë të destinuar të dështojnë“. Ata janë të çmendur. Dua të flas me të gjithë qytetarët rusë, a duam të zëvendësojmë nënën dhe babin me prindi 1 dhe 2?

Ata shpikën gjinitë dhe thonë se mund të “transitoni”. A e duam këtë për fëmijët tanë? Ne kemi vizion më ndryshe. Ata e braktisën fenë dhe përqafuan Satanizmin – citim i drejtpërdrejtë.

Bota po kalon një transformim revolucionar. Një botë shumëpolare u ofron kombeve lirinë për t’u zhvilluar siç dëshirojnë dhe ata përbëjnë shumicën e botës. Kemi shumë njerëz me të njëjtin mendim në vendet perëndimore. Ne e shohim dhe e vlerësojmë mbështetjen e tyre.

Ka lëvizje çlirimtare, antikoloniale, derisa flasim – citim i drejtpërdrejtë. Ata vetëm do të rriten. Ne po luftojmë për një botë të drejtë për vendin tonë. Ideja e përjashtimit është kriminale dhe ne duhet ta kthejmë këtë faqe të turpshme. Thyerja e hegjemonisë së Perëndimit është E PASHMANGSHME (e thënë nga ana e tij).

Nuk ka kthim prapa. Luftojmë për “Rusinë tonë të madhe, historike”. Vlerat tona janë (ironia, kreshendo): dashuria për të afërmin, dhembshuria dhe mëshira. E vërteta është me ne, Rusia është me ne.

Një numër i madh u mediave të huaja u përpoqën të nxjerrin pikat kyçe nga fjalimi i Putinit dhe kuptimin e tyre. Si pika kyçe, Al Jazeera theksoi “mbrojtjen e vendit tonë”, “mesazhin për Kievin”, “rrjedhjen e gazit nga gazsjellësi Nord Stream”, “imperializmin perëndimor”, “precedentin bërthamor” dhe “moralin perëndimor”.

Kuptohet, është e vështirë të justifikosh dhe të argumentosh pohimin, për shembull, se “elitat perëndimore janë totalitare, despotike dhe aparteid”. Kjo është arsyeja pse Putini as që përpiqet, përveç në një moment kur thotë se Bashkimi Sovjetik ra në anën e antikolonializmit. Por, Rusia e sotme nuk është Bashkimi Sovjetik i 50 apo 60 viteve më parë dhe gjërat nuk janë as kaq të thjeshta. Ish-BRSS ishte në anën e antikolonializmit sepse ishte gjithashtu i dobishëm politikisht duke pasur parasysh Luftën e Ftohtë të atëhershme midis Perëndimit dhe Lindjes. Në fund, kolonializmi dështoi jo për shkak të përfshirjes së BRSS, por për shkak të mungesës së vullnetit për ta mbajtur atë nga ana e Perëndimit, kundërshtimit të madh të publikut vendas në vendet perëndimore në të cilat qëndrimet antikolonialiste tashmë ishin pjekur kohë më parë, kundërshtimi i publikut të gjerë ndërkombëtar, si dhe për shkak të lëvizjeve të forta revolucionare dhe kombëtare autoktone në disa koloni. Ky është vetëm një shembull i thjeshtimit të historisë në fjalimin e Putinit, ndërsa ka shumë të tillë.

Por më e rëndësishmja, në fjalimin e tij ai foli shumë për historinë dhe asgjë për luftën aktuale në Ukrainë dhe shumë pak për problemet me të cilat përballet bota sot, të cilën ai vetë e hodhi në vorbullën e pasigurisë me agresionin e tij kundër një vendi fqinj.

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button