Blerina gati për garat e radhës

Reprezentatuesja e Maqedonisë në xhudo, Blerina Seferi, të shtunën do ta ketë testin e saj të fundit para kampionatit ballkanik që në program është më 15 qershor. “Shqiponja e Shipkovicës” do të garoj në turneun e fuqishëm që do të zhvillohet në Hamburg e ku pritet të marrin pjesë mbi 700 garues nga shtete si Danimarka, Izraeli, Serbia, Rusia, Holanda dhe Gjermania.

Seferi para këtij aktiviteti u shpreh se është përgatitur maksimalisht dhe që pret suksese. “Turneu ndërkombëtar që do të zhvillohet të shtunën është shumë i fuqishëm pasi tani më kanë konfirmuar ardhjen e tyre shumë shtete të fuqishme. Për mua kjo do jetë si një test para kampionatit ballkanik që zhvillohet javën e ardhshme në Selanik të Greqisë ku shpresoj ta mbroj titullin e dyfishtë që kam nga viti 2012 dhe 2013”, tha Seferi.  / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button