RMV, aktivistë të rinj përmes Facebook-ut kanë ndërtuar shtëpi për një familje me rrezik social

Dy vite e gjysëm pas publikimit të parë me thirrje për materialet e nevojshme të publikuar në rrjetin socia në Facebook, familja e rrezikuar sociale nga komuna Çuçer Sandevë ka fituar shtëpi të re dhe me atë, kushte të reja për jetë, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për shtëpi, ku sipas aktivistëve të përfshirë në aksion, mungonin kushtet ekzistenciale për jetë, mungesë të elementëve të teknikës së bardhë, dysheme dhe krevate adekuat për të gjithë anëtarët e familjes.

“Kur them asnjë kusht elementar për jetë mendoj në mospasjen e asnjë elementi të teknikës së bardhë, krevat  të vjetër, nën të cilin dridhej kur ecje si të ishte tërmet, larje e rrobave në kazan me dru në oborr, nuk kanë pasur toalet, ndërsa çatia ishte e shkatërruar tërësisht”, thotë punëtorja sociale dhe iniciatore e idesë, Monika Çekalloviq.

Foto: Meta.mk

Çekalloviq, e cila është e punësuar në institutin publik për kujdesje dhe edukim të fëmijëve me probleme edukativo – sociale dhe sjellje të çreggulta në qendrën për gra – Tetovë, tha se gjëja e parë që kanë tentuar të bëjnë pas takimit me familjen ka qenë hapja e procedurës për realizim të të drejtave në domenin e mbrojtjes sociale.

“Këto të drejta fatkeqësisht, deri në momentin kur kemi folur nuk kanë qenë të realizuara. Më pas më erdhi ideja e cila ishte joogjike për  njerëzit rreth meje, ndërsa ajo ishte të fillojmë të ndërtojmë shtëpi përmes publikimeve në Facebook. Pas publikimit të parë, u paraqitën njerëz të cilët u angazhuan në mënyrë vullnetare të fillojnë ndërtimin ndërsa ato janë Zlatko dhe bashkëshortja e tij. Pas çdo faze të përfunduar, kam bërë publikime për materialet e nevojshme dhe mjeshtërit dhe ashtu vazhduar. Fatkeqësisht ndodhi pandemia dhe i gjithë plani u prolongua pak, por për fat të mirë, megjithatë përfundoi pjesa jonë”, tha aktivistja.

Foto: Meta.mk

Obligimi i intitucioneve kompetente për kyçjen e shtëpisë me rrjetin e ujësjellësit mbetet e paplotësuar, por aktivistët kanë shpresë se edhe ajo do të zgjidhet shumë shpejt.

Drejt ndarjes së publikimeve për ndihmën e nevojshme, mjetet dhe materialet për ndërtim të shtëpisë janë kyçur shumë njerëz, mes të cilëve edhe të rinj. Megjithatë, siç thotë Çekaloviq, përpos me publikime, shumë prej tyre janë angazhuar në mënyrë vullentare dhe me ndihmën e tyre të teren kur ku qenë e nevojshme ajo.

“Shumë të rinj të cilin nuk kishin mundësi të ndihmojnë financiarisht, por ndihma e tyre ishte shumë e madhe e llojit të ndarjes së publikimeve, lobimit, pastrimit të mbeturinave, ndihmë gjatë bartjes së materialeve dhe mobiljeve, definitivisht ndonjëherë është e nevojshme vetëm dëshira për çka ishin dëshi këta njerëz të rinj”, theksoi ajo.

Ajo foli edhe për entiuziazmin e të rinjëve që përmes rrjeteve sociale së fundmi sjelli në ndërtimin e një toaleti për një gjyshe e cila kujdesej për dy fëmijë të mitur, prej të cilëve njëra me nevoja të veçanta.

“Principi i shfrytëzimit të publikimeve për mbledhjen e donacioneve dhe mjeteve e shfrytëzoj në raste për të cilat paraprakisht kamë marrë informata reale dhe kam parë personalisht se nevojat e tyre janë më shumë se reale. Ashtu kemi renovuar një shtëpi të një nëne të vetme, kemi ndihmuar të bëhet pagesa për fakultet të një vajze me një prind. Të theksoj se asnjë nga këto aksione nuk është meritë e imja, por e personave të cilët kanë mundësi dhe dëshirë të ndihmojnë”, theksoi Çekaloviq.

Nxitja e aktivizmit te të rinjtë, pikërisht në platformat ku ata kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre, vjen nga dëshira për të krijuar rrjetë të të rinjve me qëllim të krijimit të benefitit shoqëror.

“Për një njeri me shëndet mental dhe fizik çdoherë ekzistojnë mundësi në tregun e punës. Në këto raste synoj motivimin dhe ndonjë kualifikim. Por, aty ku personat nuk kanë aftësi punuese, ndërsa bartin në vete barrë të rëndë, mundohem t’i rrjetizojë sistematikisht të gjitha resurset. Shmang ekspozimin mediatik të personave me rrezik social, por ekzistojnë edhe raste kur dukshmëria është e domosdoshme”, tha ajo she shton se, asgjë nuk është e pamundur.

Toalet i ndërtuar me entuziazëm dhe dëshirë të një grupi të aktivistëve të rinj

“Vetëdija e këtillë te të rinjtë dhe përfshirja në aksione të këtilla apo aksione të karakterit të ngjashëm mundëson zhvillim të empatisë, si dhe mirëkuptim të dallimeve”, tha Çekaloviq.

Aktivistja, së bashku me aktivistë të tjerë të rinj kanë realizuar edhe aksione të tjera si “Në vend të tryezave në varreza – ushqim për të pastrehët”, për çka interesi rritet nga viti në vit dhe kyçen persona të ri të rinj, ndërsa vijon edhe thirrja për angazhim në aksionin për ndarjen e pakove të vitit të ri për fëmijët me rrezik social.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button