Në shkollat e Maqedonisë së Veriut do të përfshihet më shumë gjuha frënge, paralajmëroi ministri pas nënshkrimit të Memorandumit

Nënshkrimi i Memorandumi për Bashkëpunim ndërmjet Ambasadës Franceze dhe Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, ka nxitur ministrin e arsimit Jeton Shaqiri të planifikojë përfshirje më të madhe të gjuhës frënge në shkollat e vendit, transmeton Portalb.mk.

“Me nënshkrimin e memorandumit do t`i përkushtohemi inkurajimit të zgjedhjes së gjuhës frënge në shkollat fillore dhe të mesme duke vendosur aktivitete për zhvillimin e saj, duke krijuar mjete për promovimin e gjuhës frënge”, deklaroi ministri Shaqiri.

Memorandumi është nënshkruar ndërmjet ministrit Shaqiri dhe ambasadorit francez në vend, Sirill Bomgartner, ndërsa vlerësohet që përmes këtij bashkëpunimit do të ketë “ringjallje të mësimit të gjuhës frënge ne shkolla dhe universitetet” e Maqedonisë së Veriut.

“Fuqizimin e mësimit të gjuhës frënge në shkollat fillore dhe të mesme me ofrimin e mjeteve bashkëkohore teknologjike”, paralajmëroi Shaqiri, duke theksuar organizimin e ngjarjeve të destinuara për ekipet drejtuese dhe pedagogjike në shkolla. Ndërkohë, Ambasada e Francës do të krijojë rrjetin e shkollave ‘E dua frëngjishten”, shkolla që do të furnizohen me kabinete të gjuhës frënge.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button