Sot dhe nesër luhen ndeshjet e javës së X-të në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut

Java e dhjetë e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut do të hapet sot me ndeshjen ndërmjet Tikveshit dhe Makedonija Gj.P. Ndeshja do të fillojë prej orës 14:00, transmeton Portalb.mk.

Nesër do të luajë Shkupi si mysafir i Akademija Pandevit, ndërsa Shkëndija do të pret Bregallnicën.

Në këtë javë Struga Trim&Lum do të jetë e lirë, për shkak se në kalendarin e Ligës së Parë është në plan të luajë kundër Renovës, ekip i cili ka refuzuar pjesëmarrjen në kampionat që nga fillimi.

Nesër në kohë të njëjtë do të luajë edhe Skopje kundëe Rabotniçkit dhe Sileksi kundër Pobedës.

Ndryshe, Struga Trim&Lum gjendet në vendin e parë me 25 pikë nga 9 ndeshje, Shkëndija në vendin e tretë me 15 pikë nga tetë ndeshje, ndërsa kampioni aktual Shkupi në pozitën e pestë me 12 pikë nga tetë ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button