Brenda ditës shqiptohen qindra dënime nga Policia vetëm në Shkup, për pesë orë u dënuan 205 këmbësorë

Policia e Maqedonisë së Veriut vazhdon aksionet për rritjen e sigurisë në komunikacion, duke mos anashkaluar edhe dënimet për ngasësit e automjeteve dhe këmbësorët, transmeton Portalb.mk.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 211 kundërvajtje vetëm në Shkupi, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mungesën e lejes së qarkullimit, ngasje nën ndikimin e alkoolit, përdorimi i telefonit, parregullësi teknike në automjete, tejkalimi në të kuqe.

Ndërkohë, në gjithë Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 127 dënime për tejkalim të shpejtësisë. Dhjetë prej tyre kanë lëvizur me shpejtësi 50 kilometra në orë më shumë sesa e lejuara, ndërsa njëri mbi 70 km/h më shumë sesa e lejuara.

Policia nuk ka anashkaluar edhe dënimin e këmbësorëve. Prej orës 09:00 deri në orën 14:00, në gjithë Maqedoninë e Veriut janë shqiptuar 205 dënime për mosrespektimin e rregullave të komunikacionit nga këmbësorët. Shumica e tyre janë dënuar për shkak kalimit të rrugës në vende të ndaluara për këmbësorët.

Ministri Spasovski dje në një intervistë deklaroi që në vitin 2013 ka pasur 198 viktima në rrugët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në vitin 2021 janë regjistruar 114 viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button