Në Maqedoninë e Veriut deri më 15 nëntor mund të propozohen institucione për kryerjen e revizionit gjatë vitit 2023

Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoninë e Veriut gjatë përpilimit të Programit të punës për vitin 2023, ku përfshihet edhe lista e institucioneve ku do të kryhet revizioni, do të pranojë deri më 15 nëntor propozime, transmeton Portalb.mk.

“Kërkesat/Propozimet mund të dorëzohen në formë letre deri te Enti Shtetëror i Revizionit (rr. Pavell Shatev nr. 2, Pallati ,,Emanuell Çuçkov’’) ose në mënyrë elektronike në faqen e internetit të ESHR-së (https://dzr.mk/contact/barane_za_revizija), më së voni deri më 15 nëntor 2022”, raportoi Enti, duke ftuar palët të dorëzojnë kërkesa/propozime për kryerjen e revizionit shtetëror.

Gjatë përpilimit të Programit, do të pranohen propozimet që janë në pajtim me Planin Strategjik për revizion 2021-2023.

“Gjithashtu shqyrtohen edhe propozimet e dhëna nga ana e palëve të interesuara si vijojnë: Kërkesë për revizion nga ana e Kuvendit të RMV-së në pajtim me kriteret për planifikimin vjetor të revizioneve; Kërkesë për revizion nga subjektet kompetente dhe organizatat qytetare dhe Kërkesa/Propozime që burojnë nga interesimi i rritur i opinionit”, sqaroi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button