Ancelotti: Në 30 vjet karrierë veç dy lojtarë më thanë që s’duan të luajnë, njëri ishte në finale

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për lëndimet përpara ndeshjes me Getafen për shkak të ndeshjeve të shpeshta të ekipit. Ancelotti tha se lojtarët gjithnjë duan të luajnë, edhe kur janë të lodhur, por sipas tij, lojtarët jo gjithmonë janë të sinqertë.

Ai ka përmendur vetëm dy raste në karrierën e tij 30 vjeçare kur dy lojtarë i kanë thënë se nuk duan të luajnë.

“Ndonjëherë mungesa e ndershmërisë në këtë çështje na kushton me lëndime. Unë preferoj që lojtarët të jenë të sinqertë, nëse janë të lodhur, dua që ata të më thonë se nuk preferojnë të luajnë. Në 30 vitet e karrierës sime, vetëm dy lojtarë më kanë thënë se nuk duan të luajnë: njëri ishte Pepe, në finalen e Ligës së Kampionëve dhe tjetri Seedorf në një ndeshje lige”, është shprehur Ancelotti, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Ancelotti konfirmoi se portieri kryesor i Realit, Courtois do të luaj kundër Barcelonës, ndërsa sa i përket çështjes së Benzemas, ai tha se i takon lojtarit nëse do që të pushoj këtë të shtune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button