Studentët në Maqedoninë e Veriut deri në fund të muajit mund të aplikojnë për të vazhduar bursën

Në fund të muajit tetor do të mbarojë afati për të aplikuar studentët për të vazhduar bursën edhe për këtë vit akademik, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së bursës për studentë të realizuar në njërin nga vitet e kaluara akademike, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuese për vazhdimin e të njëjtës, se afati për dorëzimin e dokumentacionit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës fillon më datë  01.10.2022 dhe zgjatë deri më 30.10.2022”, sqaroi Ministria.

Dokumentet mund të dërgohen në formë elektronike në adresën http://e-uslugi.mon.gov.mk. Për të vazhduar bursën, duhet të dorëzohet vërtetimi për regjistrimin e vitit akademik të radhës, certifikatën e notave dhe UPPI formularin që dëshmon se janë kaluar 80 %, gjegjësisht 90 % e provimeve të parapara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button