Kovaçevski paralajmëroi lajm pozitiv nga Besimi për qytetarët dhe ekonominë

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski në emisionin “Clikck plus” në TV 21, tha se ka pritje pozitive nga negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar në lidhje me sigurimin e financave për ballafaqim me krizën energjetike dhe paralajmëroi se, ministri i Financave, Fatmir Besimi do të ketë lajm pozitiv në ditët në vijim, transmeton Portalb.mk.

“Vlerësoj se ditëve në vijim ministri i Financave do të ketë lajm pozitiv edhe për ekonominë edhe për buxhetin në aspekt të negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe negociatat me institucionet e tjera financiare dhe kreditorët”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se, përgatiten masa për ndihmë direkte të kategorive më të prekura të qytetarëve, ndërsa për kompanitë po bëhen kalkulime për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike dhe për furnizim përmes marrëveshejve direkte me shtete të tjera me çmim më të ulët.

“Për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve po punohet në përgatitjet e pakos së masave të cilat do të financohen nga buxheti. Mjete direkte financiare për këto kategori të qytetarëve. Do t’u ndihmohet që të mund të kenë të ardhura financiare shtesë”, tha kryeministri.

Edhe ministrja e Punës dhe Poitikës Sociale,Jovanka Trençevska deklaroi sot se, javën e ardhshme pritet të pubikohen masat antikrizë për zbutjen e pasoajvae nga kriza energjetike. Ajo tha nuk dihet ende se cilat kategori të qytetarëve do të përfshihen me masat dhe nëse do të ndahen vauçerë apo mjetet për mbështetje të qytetarëve do t’u lëshohen në llogari.

Ndërkohë, në mbledhjen e fundit të Këshillit Ekonomik, biznesi dhe qeveria u dakorduan që masat për përballje më të lehtë me krizën energjetike të miratohen  më së voni deri të mërkurën e ardhshme.

Përfaqësuesit e Odave ekonomike, siç bënë të ditur pas mbledhjes së Këshillit Ekonomik, presin që termocentrali të vihet në punë dhe të prodhojë energji më të lirë se çmimi i bursave.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.

Me këtë, gjendja e krizës në energjetikë u vazhdua edhe për gjashtë muaj, gjegjësisht prej sot deri në prill të vitit të ardhshëm.

Më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button