Pendarovski: Pyetja e referendumit të propozuar nga e “E majta” është konfuze dhe e paqartë për qytetarët

I pari do të dal në votim në referendum eventual edhe atë në mëngjes në ora shtatë në vendvotime nëse pyetja është: “A jeni për atë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, thotë presidenti, Stevo Pendarovski në intervistë për “Sloboden Pecat”, transmeton Portalb.mk.

Partia “E majta” sot në arkivin e Kuvendit dorëzoi kërkesën për zbatimin e referendumit të obligueshëm në nivel shtetëror, në të cilin, nëse mbahet, qytetart do të përgjigjeshin në pyetjen “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve nga 16 korriku i vitit 2022”, ndërsa duke komentuar iniciativën, Pendarovski vlerësoi se pyetja është konfuze dhe e paqartë.

“Pyetja që E Majta dëshiron ta përdorë në referendum është konfuze dhe e paqartë për qytetarët. Të njëjtën gjë e përsërisë kohëve të fundit kur bëhet fjalë për referendumin dhe kur VMRO – DPMNE dorëzoi iniciativë të këtillë të ngashme. Jam kundër pyetjeve të këtilla të cilat tani edhe E Majta i plason, të cilat kanë përmbajtje konfuze”, tha Pendarovski.

Ndërkohë, duke folur për krizën energjetike gjatë kësaj interviste, ai tha se periudha vijuese do të jetë shumë e vështirë për shtetin, por zgjidhjen dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik në vend e sheh në rrjetin rajonal dhe në ndihmën në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur.

“Marrëveshja, që është ende në përgatitje, që Serbia të na ndihmojë me gaz natyror, ndërsa ne t’i ndihmojmë me rrymë, edhepse nuk është bërë në kuadër të Ballkanit të Hapur, e shohim si shans për stabilitet energjetik të vendit. Megjithatë, këtu dua të theksoj se Serbia është në një situatë të vështirë në marrëveshjen me Gaspromin rus, sepse ky gjigant energjetike i kërkon të gjitha detajet – nga dërgesa e energensit, deri në atë kush do të jetë shfrytëzuesi i fundit. Këtu ekzistojnë dilema juridike të cilat po tentojmë t’i tejkalojmë me qëllim që qytetarët, por edhe kompanitë të jetë të kënaqura, ndërsa shteti të tejkalojë këtë periudhë të vështirë”, tha Pendarovski.

Më 28 shtator partia politike E majta pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dorëzoi propozim për nisjen e iniciativës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen një referendumi shtesë të detyrueshëm në të cilin do parashtrohej pyetja: „A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut, të vitit 2022?”.

Apasiev më pas tha se mendon se për çështjet me interes kombëtar fjalën e fundit duhet ta ketë populli, ndërsa në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve shtoi se nuk pret që iniciativa e partisë E majta të ketë të njëjtat probleme si në rastin e iniciativës së mëparshme të VMRO-DPMNE-së.

Kujtojmë se, muajin e kaluar, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e hodhi poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE-së për shpalljen e referendumit të detyrueshëm për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë me arsyetim se është në kundërshtim me nenin 118 dhe nenin 8 (paragrafi 1, alinea 11) të Kushtetutës, gjegjësisht se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button