Subvencione për instalimin e paneleve diellore në Shqipëri

Për instalimin e paneleve diellorë për ngrohjen e ujit mund të aplikojnë të gjithë qytetarët që kanë një shtëpi me çati, apo në pallate me tarraca dhe jo vetëm ata në Tiranë. Këshilltari i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ani Hasa sqaron për Tv Klan se i gjithë procesi do të jetë online. Në fazën e parë të aplikimit e cila është e hapur vetëm për subjektet tregtare ka një interes të shtuar dhe nga konsumatorët për instalimin e tyre.

“Faza e parë që është hapur nga 1-18 tetor është faza e parë për subjekte tregtuese të cilat duhet të përmbushin kriteret e thirrjes për aplikim dhe më pas agjencia ka një afat kohor, deri në datën 30 tetor që të bëj përzgjedhjen e fituesve aplikuesve në formën e subvencioneve tregtuese, dhe nga data 1 nëntor hapet për konsumatorë familjarë. Ideja ka qenë që përfitues të jenë edhe qytetarët në rrethe të ndryshme jo vetëm në Tiranë”.

Nga 1 Nëntori do të jenë vetë konsumatorët ata që do përzgjedhin tek faqja e agjencisë së eficencës së energjisë subjektet që do të instalojnë panelet diellore. Kështu siç janë vendosur kriteret për subjektet tregtare. Në faqen e agjencisë së eficencës së energjisë, nga kjo datë do të jenë të listuar edhe kriteret me dokumentacionin e nevojshëm.

“Procedura që do të ndjekë do jetë transparente, kemi hequr kontaktin me agjencinë. Do jetë vetë konsumatori që do të zgjedhe subjektin tregtues tek lista e shpallur tek Agjencia e Eficencës së Energjisë. Do ketë një sërë dokumentacionesh dhe dy mijë të parët që aplikojnë dhe kanë çdo dokument në rregull do të përzgjidhen. Do të subvencionet nga qeveria 70 % e faturës dhe vetëm 30 % nga qytetarët. Subjektet që do të instalojnë impiantin nuk duhet ta kalojnë çmimin tavan prej 140 mijë lekësh. Do të ketë një databazë me dokumentet që do ju kërkohet”.

Në këtë fazë do të ketë vetëm 2 mijë fitues. Nëse do të ketë më shumë aplikante, fitues do të shpallen ata që e dorëzojnë aplikimin të parët me gjithë dokumentacionin e kërkuar.

“Deri në fazën e parë do të përfitojnë vetëm 2 mijë të parët dhe sipas dokumentacionit që kanë dorëzuar dhe nëse ka një kërkesë të lartë do vijojë edhe për 2023. Qytetari në momentin që aplikon do të marrin edhe numrin e tyre në listë. Kush aplikon i pari ai fiton”.

Në Janarin e ardhshëm pritet të hapet sërish thirrja për aplikimet, me qëllim për të arritur 20 mijë instalime në 2023.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button