Në Maqedoninë e Veriut gati 5 000 punëdhënës nuk kanë paguar pagat në gusht, alarmoi DAP-i

Pothuaj 5.000 punëdhënës nuk i kanë paguar punëtorët e tyre për muajin gusht, ndërsa i njëjti numër i punëdhënësve nuk kanë dorëzuar fare llogaritë për të paguar pagat për më shumë se 10.000 punëtorë, njoftoi sot drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Llukarevska në Tekstiliadën e 6-të në Shtip, raporton MIA.

“Përsëri ne luftojmë me të njëjtat fenomene. Mendoj se me një mekanizëm të suksesshëm kontrolli, do të mund t’i tejkalojmë këto dukuri”, deklaroi Llukarevska.

Ajo vërejti se këto numra janë të ngjashme çdo muaj, por, siç tha, shteti dhe institucionet duhet të luftojnë, sepse pagesa e pagës është e drejtë e njeriut.

E pyetur se si është e mundur që përmes sistemit DAP paga më të ulëta se paga minimale të kalojnë, Llukarevska me përgjigje se kjo është zgjidhje famëkeqe ligjore.

“Është një zgjidhje e keqe ligjore, për të cilën ne kemi paraqitur iniciativë disa herë që të mos ndodhin parregullsi të tilla. Njerëzit në një nivel më të lartë duhet ta rishikojnë pak dhe ta dërgojnë të kalojë në procedurë parlamentare, në mënyrë që të mos bëhet pagesa e pagave me një, pesë denarë dhe bëhen korrigjime të vazhdueshme”, theksoi Lukarevska.

Ajo theksoi se kompanitë në vend janë të disiplinuara nga ana fiskale dhe i paguajnë taksat shtetit. Të dhënat e fundit, theksoi ajo, tregojnë se mbledhja e taksave është mbi planin e DAP-it.

“Por nga njëra anë kemi çmime mjaftë të larta, të cilat rrisin përqindjen e mbledhjes së suksesshme të TVSH-së dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë dhe sigurisht që ato kanë probleme përkatëse. Megjithatë, 90 deri në 95 për qind e kompanive i paguajnë taksat e tyre në kohë”, tha Lukarevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button