Komunat e Maqedonisë së Veriut kanë dhënë 37 % më shumë leje ndërtimi në krahasim me vitin e kaluar

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht janë dhënë leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë prej 9 219 358 000 denarë, apo 47.6 % më shumë se gushti i kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit gusht të vitit 2022 janë dhënë 378 leje ndërtimi, që është për 37.0 % më shumë se në muajin e njejtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetërori i Statistikave.

Më së shumti leje janë dhënë për ndërtimet e larta, ndërsa për ndërtimet e ulëta vetëm 27.5 për qind; ndërsa në 182 objekte si investitor është regjistruar personi juridik. Komuna e Tetovës ka dhënë më së shumti leje (37), Bosilovës (29), Veles (28), Strumica (28), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button