Pesë shtetet me të cilat Maqedonia e Veriut realizoi më së shumti shkëmbim tregtar

Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2022 në periudhën prej muajit janar deri në gusht, ka regjistruar deficit tregtar prej 2 497 858 000 euro për shkak dallimit ndërmjet importit dhe eksportit, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar – gusht të vitit 2022, është 5 396 652 000 euro. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjtë, është 7 894 510 000 euro”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importi është rritur për 26.2 %, ndërsa eksporti është rritur për 18.3 %. Maqedonia më së shumti eksporton katalizatorë, ndërsa importon platina dhe legurat e saj.

“Në periudhën janar – gusht të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, raportoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button