Barça shpallet “fajtore” për blerjen e Neymar

Barcelona ka kryer evazion fiskal duke i shkaktuar një dëm ekonomik prej 9 milionë eurosh organeve tatimore. Ky është raporti që tatimet e Spanjës i kanë dërguar gjykatësit Pablo Ruz në kuadër të hetimeve për cështjen Neymar.

Burime hetimore bëjnë të ditur se Organet tatimore do t’i kërkojnë gjykatësit Ruz që Barcelona të konsiderohet fajtore, me klubin katanas që tashmë duhet të caktojë nëj përfaqësues ligjior për të mbrojtur interesat e saj dhe ish-presidentin Sandro Rossell, transmeton Supersport.

Barca ka paguar tashmë një gjobë prej 13 500 eurosh pasi u denoncua për mashtrim, por ky veprim nuk e shmang nga përgjegjësia e kryerjer se një krimi, pasi gjithcka ka ndodhur pas nisjes së hetimeve. Sikurse njoftojnë burimet juridike, Barcelona duhet t’ia paguajë këtë shumë arkave publike për shkak  të parregullsive në kontratën e ish-sulmuesit të Santosit.

Barcelona akuzohet se ka shmangur 9.1 milionë euro taksa, dhe se nuk i ka deklaruar shoqërive me të cilat kishte kontratë Neymar se lojtarit i ishte paguar një shumë prej 10 milonë eurosh në 2011 si dhe 27.92 milonë euro të tjera në 2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button