Dr. Flori ripajtohet me Ramën, këndon për Policinë e Tahirit

Dr Flori , ish-lideri i grupit West Side Family ka rikthyer marrëdhëniet e mira me qeverinë e majtë pas prishjes në zgjedhjet e 23 qershorit.

Këtë herë ka realizuar këngën për spotin sensibilizues të Policisë së Shtetit, që është nën varësi të Saimir Tahirit, njëherësh dhe kryetar I PS-së për Tiranën.

Dr. Flori dhe ish-grupi i tij njihen për këngët që kanë kënduar me ish-kryetarin e bashkisë Edi Rama, gjatë fushatave të PS-së, si “Tirona” dhe “Çohu”.

Por, pas vendimit të Ramës për të bërë një koalicion me LSI, kur mbeteshin vetëm pak ditë nga votimi, Dr.Flori bëri edhe një këngë të titulluar “Zemërthyer”.

Pavarësisht profesionalizmit, mbase kënga nuk do të kishte bërë aq bujë, sikur ajo të mos kritikonte aleancat e reja të kreut të PS-së, Edi Rama, me të cilin Dr.Flori pati bashkëpunim prej një dekade. Madje, ai dhe dy djemtë e tjerë të grupit “Ëest Side Family” kanë kënduar “himnet” e fushatave të Ramës si kryebashkiak në vitin 2003 dhe si kryesocialist për garën parlamentare të vitit 2009./Albeu.com/ http://www.albeu.com/shqiperi/dr-flori-ripajtohet-me-ramen-kendon-per-policine-e-tahirit/155783/

Lajme të ngjashme

Back to top button