USAID feston 30-vjetorin e partneritetit me RMV-në, karvani filloi në Ohër do të vazhdojë edhe në 7 qytete tjera

USAID ka filluar me fushatën për shënimin e 30-vjetorit të partneritetit me Maqedoninë e Veriut. Karvani udhëtues “Inspirohu për të ardhmen” fillimisht e ka vizituar Ohrin, ku para të pranishmëve mbajti fjalim Jeri Dible, përfaqësuese e Zyrës së USAID-it në vend, njofton Portalb.mk.

“Programet tona kanë qenë të drejtuara në avancimin e decentralizimit, promovimin e reformave gjyqësore, qeverisje transparente dhe inicim i zgjidhjes për e-qeveri”, theksoi Dible.

Ajo shtoi se e kanë përforcuar konkurrencën e ekonomisë, i kanë inkurajuar investuesit e huaj dhe kanë ndihmuar që të hapen vende të reja të punës.

“Gjithashtu e kemi promovuar edhe efikasitetin energjetik, e kemi ulur shpenzimin e rrymës dhe kemi ndihmuar që të krijohen politika për harmonizimin me rregullativat e BE-së. Plotësisht, e0 kemi përforcuar sistemin arsimor edhe atë duke filluar nga shkolla fillore, deri në arsimimin universitar, tha përfaqësuesja e USAID-it.

Pas fjalimit përshëndetës, Dible ka pasur mundësi që ta dëgjojë, fjalimin motivues të dizajneres së re Marta Pejoska, ndërkaq më pak kreacionet avangarde të nxënësve të shkollës së mesme “Niko Nestor” të Strugës, të cilat janë bërë nga materialet e ricikluara nën mentorim të dizajneres Irina Tosheva. Gjithashtu ka pasur edhe ekspozitë të fotografive dhe koncert nga xhez-bendi i Akademisë së Muzikës në Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip..

Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të partneritetit, USAID do të vizitojë 8 qytete me karvan udhëtues, ndërkaq janë parashikuar aktivitete të udhëhequra nga të rinjtë, nxënësit, mësuesit, artistët, ndërmarrësit dhe profesionistë të tjerë të cilët janë të kyçur në programe të ndryshme të USAID-it.

Prej Ohrit, karvani do të udhëtojë në Shtip, Tetovë, Manastir, Kavadar, Kumanovë, Strumicë dhe Shkup.

Përndryshe, USAID, gjegjësisht populli i SHBA-së, në tre dekadat e fundit apo prej vitit 1993, në Maqedoninë e Veriut ka investuar mbi 840 milionë dollarë amerikanë në projekte dhe programe të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button