Biden: Putin nuk bën shaka, po përballemi me rrezikun më të madh bërthamor që nga kriza e vitit 1962

Rreziku nga armagedoni nuklear është në nivelin më të lartë nga kriza e Kubës në vitin 1962, deklaroi presidenti amerikan Xho Bajden, raporton BBC, transmeton Portalb.mk.

“Vladimir Putin nuk bën shaka kur flet për përdorimin e armëve taktike nukleare, biologjike ose kimike, pas dështimeve të fundit ushtarake në Ukrainë”, tha Bajden.

SHBA dhe Bashkim edhe paraprakisht paralajmëruan se kërcënimet nga Putin duhet që të kuptohen seriozisht. Megjithatë, këshilltari për siguri nacionale të Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan, thotë se nuk ka kurrfarë shenja se Rusia përgatitet të përdorë armë nukleare në kohë të shkurtër.

“Për herë të parë prej krizës së Kubës kemi kërcënim direkt me armë nukleare. Nuk jemi përballur me armagedon që prej Kenedisë dhe krizës kubaneze. Përdorimi i armëve të tilla taktike për shkatërrim masiv shpejtë do të dilte prej kontrolli”, tha Bajden.

Në vitin 1912, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik erdhën afër përballjes nukleare për shkak të vendosjes së armëve bërthamore sovjetike në Kubë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button