Kryeministri Kovaçevski u takua me homologun kroat dhe grek, tema kryesore në dy takimet ishte kriza energjetike

Në Pragë në kuadër të takimeve të para në Komuniteti Politik Evropiane, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, zhvilloi takim me homologun grek Kirijakos Micotakis dhe atë kroat, Andrej Plenkoviq, transmeton Portalb.mk.

“Në takim, të dy kryeministrat diskutuan për sfidat rreth krizës energjetike botërore, sfidat nga lufta agresive ndaj Ukrainës dhe rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe rëndësinë e nisjes së bisedimeve për anëtarësim”, deklarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për takimin Kovaçevski – Plenkoviq.

Raportohet që në takim kryeministri Plenkoviq ka shpreh gatishmërinë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në rrugën eurointegruese.

“Të dy kryeministrat e theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në sektorin e energjetikës, për të cilën u pajtua që ka potencial të madh, nëse merren parasysh projektet e përbashkëta për ndërtimin e terminalit për gazin në Aleksandrupoli, si dhe gazifikimin ndërmjet dy vendeve”, raportojnë nga Qeveria për takimin Kovaçevski – Micotakis.

Ndryshe, në Pragë sot për herë të parë mbahet takim i Komunitetit Politik Evropian, në të cilën do të marrin pjesë 44 liderë nga vendet e kontinenti. Me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropianë, Charls Michel dhe kryeministrit çek Petr Fiala, në takim do të marrë pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, bashkë me liderët evropian, por edhe të Ballkanit, Zvicrës, Norvegjisë dhe Islandës, por edhe nga Azerbejxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina. Në takim është paraparë që të marrë pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.

Me këtë, gjendja e krizës në energjetikë u vazhdua edhe për gjashtë muaj, gjegjësisht prej sot deri në prill të vitit të ardhshëm.

Më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button