Më 7 nëntor do të votohet për përzgjedhjen e Prokurorit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut publikoi shpallje për përzgjedhjen e prokurorëve në shumë prokurori si dhe Prokuror themelor publik të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit-Shkup.

Kjo zgjedhjet e parë e tillë për ndryshimet e Ligjin për prokurorët publik, ku në pajtim me nenin 66, Prokurori themelor publik i PTHP NKOK zgjidhet nga ana e Këshillit të prokurorëve publikë pas votimit nga ana e të gjithë prokurorëve publikë në Republikë. të Maqedonisë së Veriut.

Siç informoi për MIA-n kryetari i Këshillit të PP-së Antonio Jolevski, më 7 nëntor prokurorët do të votojnë, pas çka dorëzohen rezultatet, ndërsa Këshilli në afat prej shtatë ditëve pas votimit, duhet të mbajë seancë në të cilën do të mbajë një Vendimi për emërimin e prokurorit publik që ka marrë më së shumti vota nga lista e kandidatëve të paraqitur.

Mandati i shefes së suspenduar të PTHP NKOK Vilma Ruskovska zgjat deri më 14 nëntor, ndërsa si zëvendësim të  përkohshëm të saj më 29 gusht është emëruar prokurori Trajçe Pelivanov.

Prokurori themelor publik  i Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit zgjidhet gjatë periudhës katërvjeçare, nga radhët e prokurorëve publikë të zgjedhur me të drejtë zgjedhjes së sërishme.

Ndryshe, Këshilli i Prokurorëve Publik në muajin shtator ka publikuar shpalljen për kryetar të ri të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Publikimi i shpalljes është në prag të skadimit të mandatit të shefes së deritanishme Vilma Ruskovska, i cili përfundon në nëntor të këtij viti.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, mund të aplikojnë kandidatët të cilët kanë përvojë të pandërprerë pune prej gjashtë vitesh si prokuror publik, deri në momentin e publikimit të shpalljes dhe kandidatët të cilët janë vlerësuar me nota pozitive për tri vitet e fundit.

Në muajin gusht, në opinion bëri bujë përplasja mes prokurores së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska dhe kreut të Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Të dy palët në kumtesat dhe deklarimet publike akuzonin njëri-tjetrin për ndërhyrje të paligjshme dhe presion.

Pas bastisjes që u krye më 18 korrik nga prokurorët e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Administratën e Policisë Financiare, Muaremi ngriti padi penale kundër Ruskovskës dhe prokurorëve Trajçeva dhe Josifovska.

Me reagim publik drejtuar ndërkombëtarëve doli Ruskoska e cila u ankua se po i bëhet presion. Nga ana tjetër, krye-prokurori Joveski dhe Shoqata e prokurorëve dolën kundër saj duke thënë se janë shkelur procedurat, ndërsa SHBA dhe BE thanë se kjo çështje duhet të zgjidhet nga organet vendore dhe ata nuk mund të ndihmojnë Ruskoskën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button