Një 23-vjeçar nga Haraçina është arrestuar pasi ka shitur kokainë në disa lokacione të Shkupit

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur procedurë kundër një 23-vjeçarit (E.A) nga Haraçina për vepër penale të vazhduar – Prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

“I dyshuari 23-vjeçar, disa herë, në lokacione të ndryshme në Shkup dhe persona të ndryshëm – dëshmitarë, u ka shitur drogë narkotike kokainë në pako prej 0.28 gramë për shumë prej 2.000 deri në 2.400 denarë për një pako”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për person i cili edhe paraprakisht është dënuar për të njëjtën vepër penale, prokurori përkatës kompetent ka vlerësuar se ekziston rreziku që ai të arratiset që t’i shmanget ndjekjes penale, kështu që deri te gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button