SEKRETARI SHTETNOR

Ishte ditë e shtaunë, ditë vikendi. Sekretari Shtetnor ishte pak i mërzitëm se kjo ishte nja pi ditve t’rralla çi ai kishte met n’shpaj, ta kaloje me ato t’shpajs. Lezet asht kur udhton terma-teposhtë  napër dunja “për t’majrën e popullit”, e ktau, n’shpaj duhet t’mirresh me caullt çi s’rrajn urt. Po xhi t’i bojsh tahi se shteti ka vendos t’kurseje doni pare. Bile ene pi xhepit t’Sekretarit Shtetnor.

T’lexoje – s’ju lexohte, si saherë çi s’i lexohet. As televizori nuk ja hiçte mërzinë. Punët qera moti i kishte lanë. T’kosajtme, t’kresajtme i kishte harrau. N’shpajt e atij vajshin e punofshin ustallarë e pastruse “për sajgi”. Xhi t’boje? U shtraj n’kauçin e madh, t’kuç ene t’shtrejt, ndroza bakshajsh për doni shërbim t’vogël çi ja kishte ba tregtarit X.

“Eeej, bie vdorë” – bërtajti gjali nant vjeç i Sekretarit.

“Vdorë”? u çudit cauca e vogël shtatë vjeç ene mur t’dale përjashta. Nuk i shkoj mendja t’sigurohet, t’çlloje për dritarje se xhit a tu u ba përjashta. Nuk e la dëshira e madhe, kureshtja. Caull ma… Si e najti fjalën “vdorë” mule ta shofe si bie, t’i prekje fjollat e heshme çi mcusja e saj i krahasonte me fjutra t’bardha e çi cauca e vogël i dinte majr. I kishte pa n’kataundin e babës agje, n’malsajë, te babloki ene te nan’e madhe çi kishin met t’rrojn agje nalt. N’livadhet e pafund rreth shpajs ku kishte le dhe ku ishte rrajt baba i vet.

Sekretari Shtetnor e ngrajti krajet ene çlloj kah dritarja. Përjashta ishte ni ditë e zakonshme e dimnit. Çelli ishte me ngjirë pjumi, po vdorë nuk pa.

“Hec kha, hec kha”! i bërtajti caucës, tu u ngrajt n’kamë. “Nuk bie vdorë, be! Po t’rren ki pis”! i tha tu ba me gisht kah gjali. Cauca e vogël, e mcaume me shakatë e vllajt t’vet, u trauk ene u rahatau. Shkoj e mur ni kukëll t’madhe midis lojnave çi e kishin mlau xhimcën e odës vet ene erdh prapë n’sallonin e madh, n’dhomën e ditës, si i thonë tahi gratë, e Sekretari ju drejtau me ni za çortaus gjalit:

“Pse rren be taj?! Rrena, me babën, asht punë e keçe. Ta dini majr, asniher nuk ban me rrejtë! Lee çi a marre ene koritesh me rrejtë, po rrena t’shtaj ene n’bela”! tha. “Eheee sa punt t’i çelën rrena, sa belajat”!… Rraudhat e fella si vija ugjari n’ballë, t’bame pi vetllave çi i kishte mledhë trauç, e bojshin ispat ni hijerandsajë çi donte ta mrraje Sekretari. I ipte nasihat gjalit t’vet. E cauca e vogël u rahatau pse baba e pronte pi vllajt ngucakeç. Ajo topolakja e vogël lunte ket qejf me kukllën çi ja kishte prau baba pi Rusie.

Mas nasihatit, Sekretari u shtraj prapë n’kauç ene i lëshoj ment t’kllotin.

“Zilja”! bërtajti mas pak gjali.

“Xhi thae”? e pajti i përxhumshëm Sekretari Shtetnor gjalin.

“A s’e najve, a”?

“Xhit t’naj”?

“Po zilja ra, babi!”

“Zilja ra, babi!”, i përsditi fjalët ene cauca e vogël.

Kshilltari Shtetnor u ngrajt frajk ene tu shku kah kuzhina ku gruja e vet bante ni amëlsaj me recetat e TV-së, i tha kadalez gjalit:

“Dil, me babën te dera, thoj: nuk ash baba n’shpaj!”… Gjali e hunxhi krajet ene u najs kah dera pak si me zort. Thaue taj se ban rezistencë. Kur ju afrau gjali derës, Kshilltari Shtetnor ma ishte mçef n’kuzhinë. Ngat grues. Pi derës s’kuzhinës çi kishte met pak pa mshelë, i erdh ni za sikur folshin do caull n’sallon. Nuk ja vari veshin ksaj pune. Aj njeri çi ka kanë te dera d’e kese thaj çafën ene gjali ngucet me motrën e vet t’vogël. Ani, le t’lujnë. Caullë janë.

E çllonte gruen çi tahi nuk ju dukte si përpara. Si atëherë kur e çllonte pi dritares s’shpajs s’vjetër ku kishte le, kur kapërcente ajo me çantë n’krah, e heshme, qeskine si vidër. U mundau ta çlloje si atëherë kur ishte katunar ene kur vajnte ajo pi shkolle, ki e linte kosën ene i gjersaum dilte te dritarja. Nuk mundi. Tahi i dilte ni pozitë qetër. Tahi ishte Sekretar, nuk ishte katunar ene ket e shajfte pi ksaj pozite. Pi pozitës s’kshilltarit Shtetnor. Pi s’nalti. Ene te gruja nuk e shajfte ma atë freskinë e sekretareshës teknike, atë buzën n’gjaz çi e kishte xhith ditën ajo nëpunësja n’zirën karshaj zirës s’atij.

“A erdhe t’um najfish, a”? e pajti gruja pak me naze e me shaka.

“Po”, ja thkej xhevapin ftoft Sekretari Shtetnor, i derdhëm n’mendime e i hupt diku larg. Gruja nuk e çoj ma tuqe. E la burrin n’andrrat e veta, se u gjutte ta sosje punën, ta gjatoje sa ma frajk amëlsajnë çi e bante si befasi për familjen e vet çi ishte mledh ma n’fund me kanë m’njash mas kushedi sa mujsh. Shotajat e amla t’Kshilltarit Shtetnor napër detin e andrrave me ambicie, ja ndërpreu dera e kuzhinës çi u çel tu kërcllau mërzitshëm. Gjali e zgjati krajet pak n’derën e çelë njer n’xhimcë ene kallxoj se kishte kanë shoçi i atij i klasës çi i kishte ra ziles.

“Ka ardhë”, tha gjali, “t’i bojmë detyrat bashkë”, ene çeshi.

“Mo rrej”! e ngrajti zanin pak si me t’çortaume Kshilltari, po pa doni nervozë. Kishte frikë mos po e mashtron gjali çi kishte merak t’boje hoka. Ku ta dish, mund t’kese ardhë ene dokush qetër, doni njer ene e pret. Helbete, ja ka doni nevojë, ja ka ardhë me doni paqet t’mshtajllëm me letër zbukuruse për “shpërblim” për doni ndërmjetsim tenderësh, t’ma veshje. E gjali çapkan mund t’boje shaka…

“Jo, babi, nuk rrej! A ,’tha taj parez mos t’rrej asniherë”?

Kshilltari dul kadalez pi kuzhine me ni shishe koka kole n’dorë. Mas atij dul me buzë n’gjaz edhe gruja me ni pjatë t’madhe pjot me amëlsaja. Ajo e përshëndeti shoçin e gjalit mysafir. E pajti si i kishte nanë e babë dhe pa e prajt majr përgjigjen e atij, shkojë prapë n’kuzhinë ene i prau bardakët. Kshilltarit s’i kishte shku mendja t’i mare s’paki bardakët, masi e kishte prau koka kolën.

“Ashtu, pra… Duhet të mësoni”! u mundau Kshilltari t’u drejtohet caullve n’gjuhën letrare. Deshti t’i shajtet gjalit t’vogël se ash i dijshëm. Se asht i madh! Masanej foli, foli. Po, gjali çi kishte ardhë t’mcojenuk e njonte. Veç  ja përcajlli përshëndetjet e babës s’vet ene i çllonte detirat e veta. Kshilltari nuk e najti. U shtraj prapë n’kauçin e kuç ene e zgjati dorën me dembeli kah tavolina ta marre ni amëlsajë.

Gruja, masi i shërbejti caullt, u hunxh n’anën qetër t’kauçit, ja lëshoj pak zanin televizorit se kishte najs seriali latinoamerikan i asaj. Kur najsën reklamat, ajo deshti t’ndrroje doni fjalë me burrin e vet. E preki me naze te kamtë.

“Ej, a najn”! i tha kadalez.

Kshilltarin e kishte marrë xhumi. Gruja u ngrajt, i bani di kafe, i prau maj tavolinë ene e prajti t’mçohet burri. T’pajnë kafe ene t’knaçen. Se ishte e shtaunë e rrallë kur ishin ba m’njash.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button