Banesat në RMV po shtrenjtohen, aktivitetet ndërtimore nuk ndalen

Në tre muajt e kaluar çmimet e patundshmërive në Maqedoninë e Veriut janë rritur për 21,2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Patundshmëritë gjatë verës kanë qenë më shtrenjtë edhe në krahasim me tre muajt paraprak edhe atë për 4,7%, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës, njofton Portalb.mk.

Në periudhën prej prillit deri në qershor, çmimet e banesave janë rritur për 16.5% në nivel vjetor, ndërkohë në krahasim me tremujorin paraprak rritja është për 6,8%.

Rritje të nivelit vjetor ka edhe në tre muajt e parë të vitit 2022 edhe atë për 12,4%.

Nga ana tjetër, edhe aktiviteti ndërtimor nuk është ndaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, të cilat paraprakisht janë publikuar, në shtator të këtij viti janë dhënë 318 leje për ndërtime, që është për 28,2% më e lartë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Më së shumti leje për ndërtim janë dhënë për ndërtime të larta edhe atë 184. Për ndërtime të ulëta janë dhënë vetëm 35. Për rikonstruksion të objekteve janë dhënë 99 leje.

Sipas të dhënave, në këtë periudhë është parashikuar ndërtimi i 618 banesave me hapësirë të përgjithshme prej 56.849 metër katror.

Në rajonin e Shkupit, rajoni më atraktiv në këtë periudhë të vitit ka qenë Komuna e Gazi Babës, ku do të ndërtohen 196 banesa.

Në Maqedoninë e Veriut, komunat me numër më të madh të banesave për ndërtim janë Strumica me 87, Gjevgjelia 86, në Gostivar do të ndërtohen 76, ndërkaq në Dibër 40.

Përndryshe, çmimet e banesave po vazhdojnë të rriten edhe në rajon së bashku me kërkesën për blerjen e tyre. Përkundër shtrenjtimeve që imponohen edhe nga rritja tejet e madhe e materialeve ndërtimore, nuk po ndalen kontratat për shitblerjen e patundshmërive, por edhe rritja e kredive banesore dhe konsumatore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button