Pendarovski: Në kohë kur përballemi me krizë energjetike dhe ekonomike, nuk guxojmë ta harrojmë agjendën e gjelbër

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë i ka pranuar pjesëmarrësit e konferencës “Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor” që është organizuar në Shkup nga Instituti Aspen nga Gjermania në bashkëpunim me MPJ-në, njofton Portalb.mk.

Në takim, Pendarovski është njoftuar me programin dhe qëllimet e konferencës, e drejtuar të ofrojë platforma për pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor, Gjermania, BE, SHBA, por edhe organizatat ndërkombëtare dhe rajonale të diskutojnë për potencialet e agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

“Presidenti Pendarovski duke e përshëndetur mbajtjen e konferencës, theksoi se në kohën kur përballemi me krizë energjetike dhe turbulenca ekonomike, nuk guxojmë që ta harrojmë agjendën e gjelbër. Presidenti ka vlerësuar se konferenca është mundësi e mirë për diskutim dhe identifikim të sfidave kryesore dhe potencialeve të bashkëpunimit rajonal, si faktor për rajon stabil dhe më prosperues, dhe nevojës së avancimit të tij. Aspekt i rëndësishëm në atë kontekst, sipas presidentit, është perspektiva për integrim të rajonit në Bashkimin Evropian”, thonë nga Presidenca.

Përndryshe dje dhe sot në Shkup mbahet Konferenca Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Fokusi i diskutimit në ditën e parë u vë në qëllimet e përcaktuara nga konkluzionet e Samitit të Procesit të Berlinit – i bashkëkryesuar nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, në vitin 2020 – Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe plani i tij i veprimit në drejtim të zvogëlimit të emetimit të dioksid karbonit dhe ndotjes së rëndë të ajrit në rajon.

LEXO: Zvogëlimi i emetimit të dioksidit të karbonit dhe ndotjes së rëndë, tema kryesore e Konferencës Agjenda e Gjelbër për BP

Nëntë miliardë euro peshon plani i investimeve ekonomike për tranzicionin e gjelbër në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut është pjesë e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, që është skenar afatgjatë i gjelbër socio-ekonomik i cili duhet t’i sigurojë rajonit të ardhme të qëndrueshme. Politikat e mirëfillta të gjelbra, të cilat përcillen me zgjidhje të qëndrueshme në pesë shtyllat e Agjendës së Gjelbër, janë të domosdoshme që vendi të marrë ndihmë reale financiare dhe të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button