Kovaçevski në Pragë, bashkë me liderët evropianë dhe të rajonit do të diskutojnë për krizën ekonomike dhe energjetike

Në Pragë sot për herë të parë do të mbahet takim i Komunitetit Politik Evropian, në të cilën do të marrin pjesë 44 liderë nga vendet e kontinenti. Me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropianë, Charls Michel dhe kryeministrit çek Petr Fiala, në takim do të marrë pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, bashkë me liderët evropian, por edhe të Ballkanit, Zvicrës, Norvegjisë dhe Islandës, por edhe nga Azerbejxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina. Në takim është paraparë që të marrë pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofton Portalb.mk.

Përveç Kovaçevskit, në takim do të marrin pjesë edhe delegacioni në të cilin janë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, por edhe ministri i Bujqësisë dhe Menaxhimit me Ujërat, Lupço Nikollovski.

Nga shërbimi për informim qeveritar informojnë se programi do të përmbajë debate plenare dhe diskutime në tryeza të rrumbullakëta me tema të çështjeve aktuale për krizën energjetike dhe ekonomike, furnizimin me energji dhe burime energjetike, por edhe diskutime lidhur me sfidat klimatike, por edhe paqen dhe sigurinë në kontekst të agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës.

Kovaçevski do të marrë pjesë në seancë plenare bashkë me ministrin Osmani dhe Nikollovski, ndërkaq më pas me liderët e vendeve evropiane në tryezë të rrumbullakët, kushtuar energjetikës dhe ekonomisë. Plotësisht është parashikuar që të ketë edhe takime bilaterale.

Gjatë kohës së vizitës, Kovaçevski dhe kryeministri ukrainas, Denis Shmihal, do të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës lidhur me tregtinë e lirë dhe sigurimin e ushqimit. Marrëveshjet do të nënshkruhen nga Nikollovski dhe ministri ukrainas për Zhvillim Ekonomik, Taras Kaçka.

Kryeministri do të marrë pjesë edhe në Samitin e Partisë së Socialistëve Evropian, ku marrin pjesë kryeministrat e partive socialdemokrate, socialiste dhe demokratike.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.

Me këtë, gjendja e krizës në energjetikë u vazhdua edhe për gjashtë muaj, gjegjësisht prej sot deri në prill të vitit të ardhshëm.

Më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button