Truss premtoi se do ta nxjerrë Britaninë nga “vështirësitë”

Kryeministrja britanike Liz Truss iu drejtua për herë të parë konferencës së Partisë Konservatore si udhëheqëse e saj dhe premtoi se do ta nxjerrë vendin nga kriza, raporton Anadolu Agency (AA), transmeton Portalb.mk.

“Këto janë ditë të stuhishme”, tha Truss në sallën në Birmingham.

Fjalimi i saj u ndërpre shkurtimisht nga protestuesit Greenpeace, të cilët kundërshtojnë politikën ekologjike të qeverisë së saj.

Pasi kërkoi largimin e tyre, Truss vazhdoi me fjalimin i cili bazohej në vizionin e saj për vendin, konkretisht në rritjen më të madhe ekonomike.

“Jemi përballur me një krizë ekonomike globale të shkaktuar nga Covid-19 dhe lufta e tmerrshme e Putinit në Ukrainë. Në këto kohë të vështira, ne duhet të bëjmë një hap përpara. Jam e vendosur të çoj Britaninë përpara, të kalojmë përmes stuhisë dhe ta vendos në një bazë më të fortë si komb”, tha Truss.

Ajo gjithashtu tha se ekonomia britanike nuk ka pasur rritjen e dëshiruar për një kohë të gjatë.

Rezultatet e anketës u publikuan përpara fjalimit të saj, të cilat tregojnë se Truss tashmë është më e papëlqyer se paraardhësit e saj si kryeministre, Boris Johnson apo Jeremy Corbyn, edhe pse të dy ishin mjaft të papëlqyer nga publiku.

Ndryshe, Lizz Truss u emërua si kryeministre nga Mbretëresha Elizabeth me 5 shtator. Kujtojmë që ish-kryeministri Boris Johnson dha dorëheqje muajin korrik, duke i dhënë fund një krize të pashembullt politike që paralizoi qeverinë britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button