RMV, në mbledhjen e Këshillit Ekonomik u vendos që deri të mërkurën të miratohen masat kundër krizës energjetike

Masat për përballje më të lehtë me krizën energjetike të miratohen deri në fund të kësaj jave ose më së voni deri të mërkurën e ardhshme, u dakorduan sot biznesi dhe qeveria, raporton MIA. Nga seanca e Këshillit Ekonomik nuk ka dalë asnjë vendim konkret. Kompanitë përsëritën kërkesat e tyre, ndërsa kërkesa kumtoi edhe Lidhja e Sindikatave (LSM).

Përfaqësuesit e Odave ekonomike, siç bënë të ditur pas mbledhjes së Këshillit Ekonomik, presin që termocentrali të vihet në punë dhe të prodhojë energji më të lirë se çmimi i bursave.

Ne i kemi kumtuar tashmë masat tona për të kufizuar marzhet e prodhuesve të energjisë elektrike. Ne ramë dakord që në të ardhmen për furnizimin e mundshëm me energji elektrike nga jashtë dhe prodhimin në vendin tonë, të bëhet një llogaritje, të gjendet mesatarja dhe të ndahet ajo mesatare. Nëse prodhimi ynë është 100 euro për megavat orë, kurse energjia elektrike e importuar është 300 euro, ajo mesatare duhet të ndahet dhe kompanitë të paguajnë energjinë elektrike në tregun e lirë me çmim më të ulët se çmimi i bursës, tha kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha.

Sipas kryetarit të Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), Trajan Angeloski, mund të mos ketë energji të mjaftueshme për të gjitha 1700 kompanitë.

“Është diskutuar që nëse bëhen kombinime të caktuara me përfshirjen e TE-TO dhe burimeve të rinovueshme të energjisë, të merret një çmim prej 300 eurosh që shteti do t’ia ofronte disi sektorit real dhe do të rregullohej. Ndoshta nuk do të ketë energji të mjaftueshme për të gjitha 1700 kompanitë, do të shihet se kush mund ta durojë, është individuale, tha Angeloski.

LOE kërkon rifutjen e masës së të drejtës së kartës së pagesës për blerjen e produkteve vendase, si dhe për pagat në shtet për të ndjekur rritjen e inflacionit, por edhe rritjen e shportës sindikale.

“LOE kërkon zbatimin konsekuent të dispozitave të kontratave kolektive për harmonizimin e pagave sipas rritjes së inflacionit, si dhe vendosjen e një dispozite të tillë në marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik dhe në kontratën e përgjithshme kolektive për sektorin privat , i cili do të zbatohet për të gjithë punëtorët dhe punëdhënësit, kërkon zgjerimin e masave të mëparshme antikrizë duke ngrirë marzhin te produktet e caktuara si dhe zgjerimi i më shumë produkteve ushqimore, por kërkon edhe rikthimin e masës së të drejtës për kartë pagese për blerjen e produkteve vendase dhe pagesën e faturave për rrymë për një kategori të caktuar të punëtorëve dhe qytetarëve që janë më të kërcënuarit dhe më të prekur nga kriza ekonomike, deklaroi kryetari i LOE-s Darko Dimovski.

Ai shpjegoi se kërkohet shpërndarja e kartelave me vlerë për blerjen e ushqimit dhe pagesën e faturave të rrymës për një kategori të caktuar të familjeve, veçanërisht atyre që të ardhurat totale janë nën pagën mesatare (31.812,00 denarë) në një familje prej katër anëtarësh në shumën deri në diferencën nga shporta minimale sindikale (48.230,00 denarë). Gjithashtu kërkojmë që kategoritë e gjimnazistëve dhe nxënësve që studiojnë jashtë vendbanimit të tyre të mbulohen duke subvencionuar një pjesë të kostove të akomodimit të tyre.

LOE kërkon gjithashtu që të mundësohet transporti urban falas për në punë dhe nga puna, duke qenë se një shpenzim i tillë për qytetarët që punojnë është i përditshëm dhe i pashmangshëm dhe padyshim që rëndon buxhetin e brendshëm, shtoi Dimovski. Në seancën e Këshillit Ekonomik morën pjesë edhe përfaqësues nga ASHAM dhe universitetet.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.

Me këtë, gjendja e krizës në energjetikë u vazhdua edhe për gjashtë muaj, gjegjësisht prej sot deri në prill të vitit të ardhshëm.

Më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button