U zyrtarizua kandidatura e përbashkët e tre shteteve, mes tyre edhe Ukraina

Federata spanjolle ka konfirmuar pjesëmarrjen e Ukrainës në ofertën e përbashkët Spanjë-Portugali për të pritur Kupën e Botës 2030, raporton ABC. Siç kishte raportuar “The Times” në raportin e tyre, dy vendet iberike kanë bërë një lëvizje simbolike, duke ftuar federatën e futbollit ukrainas të bëhet pjesë e projektit për mbajtjen e Kupës së Botës.

Në njoftimin e saj, RFEF thekson se ka mbështetjen e plotë të UEFA-s dhe Aleksander Ceferin për këtë lëvizje dhe se projekti synon të veprojë si burim frymëzimi për shoqërinë përmes futbollit, me një mesazh subversioni shprese dhe solidariteti, duke thënë megjithatë se plani i përcaktuar për 14 stadiume nuk do të ndryshojë.

Në vend të kësaj, disa stadiume do të shtohen në tokën ukrainase, me shumë mundësi në Kiev, ndërsa një përpjekje do të bëhet edhe për Donetsk, sipas homologut ukrainas të Luis Rubiales, Andriy Pavelko.

Në lidhjje me distancën e madhe që ndan gjeokrafikisht Iberinë nga Ukraina, Rubiales u përgjigj: “Në kampionatin e fundit europian u luajtën ndeshje nga Londra në Baku, nga njëri skaj në tjetrin të kontinentit. Prandaj besojmë se nuk do jetë problem as për vitin 2030.”/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button