Zvogëlimi i emetimit të dioksidit të karbonit dhe ndotjes së rëndë, tema kryesore e Konferencës Agjenda e Gjelbër për BP

Sot dhe nesër në Shkup mbahet Konferenca Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në organizim të përbashkët me Institutin Aspen nga Gjermania, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, transmeton Portalb.mk.

Në hapje të Konferencës, përveç morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Shtetit për Evropën dhe Klimën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Ana Lirman, si dhe drejtoresha ekzekutive e Institutit Aspen, dr.Stormi-AnnikaMildner.

Fokusi i diskutimit u vë në qëllimet e përcaktuara nga konkluzionet e Samitit të Procesit të Berlinit – i bashkëkryesuar nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, në vitin 2020 – Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe plani i tij i veprimit në drejtim të zvogëlimit të emetimit të dioksid karbonit dhe ndotjes së rëndë të ajrit në rajon.

Agjenda e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor është përgjigja e duhur në plan afatgjatë, kur bota po përballet me krizë energjetike dhe sfida shtesë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe efekteve të luftës që i vendosin ekonomitë dhe qytetarët në vështirësi për të gjetur burimet e energjisë.

Ministri Osmani potencoi se Konferenca e sotme mund të merret si ushtrim në kohë se si të arrijmë deri të idetë, zgjidhjet dhe rezultatet, duke theksuar se mënyra e tashme e jetesës i arrin kufijtë e saj ekonomik, social dhe ekologjik.

“Do të na duhet një ekonomi dhe treg pune ndryshe, një qasje tjetër ndaj natyrës dhe mjedisit jetësor. Mënyra të ndryshme të jetesës, punës, udhëtimit dhe të bërit biznes dhe mënyra të ndryshme të funksionimit si shoqëri. Por, bashkëpunimi na bën të gjithëve më të fortë nga mosmarrëveshja dhe polarizimi”, tha Osmani.

Njëherazi, Osmani veçoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në realizimin e Agjendës së Gjelbër përmes tranzicionit të drejtë energjetik, me fokus të veçantë në gjelbërimin e industrisë sonë, duke investuar në energjinë e ujit, të erës dhe asaj diellore.

Në Konferencë morën pjesë deputetët dhe zëvendësministrat e Punëve të Jashtme nga rajoni, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, sekretari i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, Albert Hani, si dhe përfaqësues nga sektori joqeveritar nga vendi dhe rajoni.

Ndryshe, nëntë miliardë euro peshon plani i investimeve ekonomike për tranzicionin e gjelbër në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut është pjesë e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, që është skenar afatgjatë i gjelbër socio-ekonomik i cili duhet t’i sigurojë rajonit të ardhme të qëndrueshme. Politikat e mirëfillta të gjelbra, të cilat përcillen me zgjidhje të qëndrueshme në pesë shtyllat e Agjendës së Gjelbër, janë të domosdoshme që vendi të marrë ndihmë reale financiare dhe të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button