RMV, pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve

Pas mesnate çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,50 den/litër, kështu vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Pas mesnate, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 86,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 89,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 94,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 92,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU – 50,228 (denarë/kilogram)

Këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 6.10.2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button