Zhan Mitrev ka dhënë garanci prej 1 milion euro se nuk do të arratiset

Mjeku Zhan Mitrev, pronar i klinikës “Zhan Mitrev”, ka dorëzuar garanci prej 1 milion eurove se nuk do të arratiset në kuadër të hetimit që udhëhiqet kundër tij për vepër penale mashtrim, njofton Portalb.mk.
Garancia, siç thonë nga Prokuroria, është dorëzuar përpara një muaji, pasi që paraprakisht Prokuroria e Shkupit me hapjen e hetimit ka urdhëruar t’i merret pasaporta, që u pranua edhe nga gjykata.
Zhan Mitrev, siç kumtoi paraprakisht Prokuroria Publike, për periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim që për personin juridik – institucion shëndetësor privat të sigurojë dobi pronësore të paligjshme, duke paraqitur fakte të rrejshme i ka hutuar pacientët e mjekuar nga KOVID-19 me metodën e hemofiltrimit.
Nga Prokuroria Publike Shkup, konfirmuan se doktor Zhan Mitrev është thirrur për t’u marrë në pyetje për disa rrethana të caktuara lidhur me një lëndë të formuar pas zërave të dalë të PTHP Shkup.
Prokuroria më 18 korrik të këtij viti, pas zërave të dalë e formoi një lëndë, pasi IRL e publikoi një hulumtim për punën e spitalit klinik “Zhan Mitrev” dhe doktor Zhan Mitrev.
- LEXO: Gjykata e mori pasaportën e Zhan Mitrevit
- LEXO: Prokuroria filloi procedurë hetimore ndaj Zhan Mitrev
- LEXO: Sali për rastin “Zhan Mitrev”: 560 pacientë me kovid janë trajtuar me hemofiltrim, do ta analizojmë secilin rast
- LEXO: Institucionet punojnë në zbardhjen e rastit me spitalin privat “Zhan Mitrev”, sqaroi Kovaçevski
- LEXO: Prokuroria thotë se po heton vdekjen e kosovarit në “Zhan Mitrev”
- LEXO: Sali: Hemofiltrimi në Klinikën “Zhan Mitrev” është përdor si trajtim “magjik”
- LEXO: Edhe një skandal i ri në klinikën “Zhan Mitrev
- LEXO: Familja nga Kosova me kallëzim penal kundër spitalit “Zhan Mitrev”
- LEXO: Sali: Për 3 vjet në Zhan Mitrev janë kryer 3 inspektime të rregullta dhe 9 të jashtëzakonshme
- LEXO: Bekim Sali për “Zhan Mitrevin”: Në RMV nuk ka të paprekshëm, nëse vërtetohet do të ketë përgjegjësi
- LEXO: Hulumtim: Eksperiment i paligjshëm me kovid-pacientët në “Zhan Mitrev”, klinika i ka “rrjepur” qytetarët