U mbajt seanca konstituive e trupit këshillues qeveritar për përdorimin e figurave historike në emër të shoqatave

Dy ditë para hapjes zyrtare të klubit të dytë bullgar në vend, në Qeveri u mbajt seanca konstituive e trupit këshillues në kuadër të Qeverisë, i cili duhet të japë mendim për karakterin e figurave historike që duhet të jenë pjesë integrale e emrit të shoqatave ose fondacioneve, njofton 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

Anëtarët unanimisht zgjodhën për kryetar të trupit Boban Petrovskin nga Instituti i Historisë i Fakultetit Filozofik, ndërsa për nënkryetare u zgjodh Biljana Mickovska nga Ministria e Ekonomisë.

Qeveria bën me dije se trupi këshillues ka shtatë anëtarë të përhershëm të cilët emërohen nga vetë institucionet dhe dy të tjerë do të emërohen nga organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e tjera në varësi të personit që do të diskutohet.

Anëtarët e përhershëm të trupit janë:

  • Biljana Ristovska-Josifovska, profesoreshë ordinere në Institutin e Historisë Kombëtare në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup;
  • Dr. Boban Petrovski, profesor ordinar në Institutin e Historisë në Fakultetin Filozofik në Shkup – për çështje nga periudha antike dhe mesjeta
  • Dr. Nikolla Minov, profesor i asociuar në Institutin për histori në Fakultetin Filozofik në Shkup -për çështje të shekullit të ri dhe të fundit;
  • Akademiku Dragi Gjorgiev, anëtar i rregullt i MANU-së;
  • Antonio Pavloski, këshilltar special në Ministrinë e Kulturës;
  • Biljana Mickovska, udhëheqëse e Departamentit për Çështje Juridike në Ministrinë e Ekonomisë;
    Safet Neziri, këshilltar shtetëror për politika arsimore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës;
  • Ana Trajçeva – nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Roli i këtij trupi, thekson Qeveria, do të jetë këshillues, pra do të japë mendim për karakterin e figurave historike, mënyrën se si do të formohen shoqatat për të shmangur keqpërdorimet e figurave të caktuara që kanë kontekst negativ në periudha të ndryshme.

“Trupi këshillëdhënës do të duhet të dorëzojë raport vjetor për punën e tij në Qeveri, jo më vonë se gjysma e parë e muajit mars të vitit aktual për vitin paraprak, me qëllim të informimit” shtuan nga Qeveria.

Mbajtja e seancës konstituive të trupit vjen dy ditë para hapjes zyrtare të klubit të dytë bullgar në vend “Car Boris Treti”, i cili duhet të hapet më 7 tetor në Ohër.

Ndryshe, në mesin e gushtit të këtij viti u publikuan rekomandimet e deritanishme të dakorduara në komisionin e përbashkët historik mes RMV-së dhe Bullgarisë.

Komisioni i Përbashkët Multidisiplinar i Ekspertëve për çështje Arsimore dhe Historike nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria takimin e radhës do ta zhvillojnë në fund të këtij muaji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button