Padi penale kundër një drejtuesi të një ekspoziture të Postës së RMV-së ka shkatërruar material arkivor

SPB Shkup – Njësiti për Krim Ekonomik ka dorëzuar padi penale kundër një personit nga Shkupi(K.L (59), për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “shkatërrim ose mbulim të materialeve të papërpunuara arkivore”, informojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

“I paraqituri, drejtues i një ekspoziture të Sh.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”, gjatë vitit 2021, në mënyrë arbitrare, ka kontribuar për shkatërrimin e materialit të dokumentuar zyrtar për vitin 2018-të, pa pasur leje dhe miratim nga Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut për shkatërrimin e materialit zyrtar”, theksojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button