Ja si dukeshin mysafirët e festivalit “Netët e klipit shqiptar” në Shkup

Ka përfunduar me fitoren e Leonora Jakupit, festivali i përvitshëm “Netët e Klipit Shqiptar”. Eventi është mbajtur në Shkup dhe Jakupi ka triumfuar me këngën “Vajza e kojshisë”, duke lënë pas videoklipet e këngëtarëve “Arsye S’kam” – Vali Kuqi, ‘I Ndaluar” – Vesa Luma dhe “Ku mbeti dashuria” – Big Mama të cilat ishin në nominim.

Prezantimi i festivalit këtë vit i ishte besuar dyshes Avni Qahili dhe  Klea Huta. Sa I përket çmimeve të tjera shumë artistë u ngjitën në skenë për të rrëmbyer trofetë duke përmendur këtu: Big Mamën me 2 çmime, Adrian Gaxha me 2 çmime dhe artistë me nga një çmim si: Vesa Luma, Orgesa Zaimi, Neki Emra, Offchestra, Albatrit Muçiqi, Redon Makashi etj.

Nata finale e këtij edicioni ishte parashikuar të mbahej me datë 1 qershor në Çarshinë e Vjetër në Shkup por për shkak të motit të keq, ceremonia e ndarjes së çmimeve është shtyrë për një ditë më pas. Të pranishmit kanë sfiluar në tapëtin e kuq duke treguar edhe elegancën e veshjeve të tyre.

Këngëtarja tetovare Anita Aziri u nderua me çmimin Klipi debutues më i mirë.

“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”
“Netët e Klipit Shqiptar”

Lajme të ngjashme

Back to top button