fbpx

Naser Raufi: Kemi prova që dëshmojnë pafajësin e të akuzuarve për rastin “Monstra”

Pala mbrojtëse në rastin “ Monstra” në seancën e të enjtes do të prezantojë kundër-argumentet me të cilat do të dëshmojë se të akuzuarit nuk ishin në vendin e krimit më 12 prill 2012. Për të gjithë të akuzuarit, pala mbrojtëse ka dëshmi të mjaftueshme materiale dhe verbale që dëshmojnë pafajësinë e të akuzuarve, ndërkohë që do të përdorë edhe deklaratat e dëshmitarit të koduar të cilat bien ndesh me njëra-tjetrën,transmeton Alsat.

“Mendoj që do të kemi sukses, se me të vërtetë kemi kundër-prova nga ana jonë, posaçërisht çështjen e alibitë për çdo të akuzuar dhe jam i sigurt që mund ta dëshmojmë se asnjë prej të akuzuarve nuk ka qenë në vendin e krimit më 12 prill 2012. Po ashtu kemi edhe prova tjera por do të orientohemi te deklaratat e dëshmitarit të koduar i cili deri në fund dha 5 deklarata dhe lirisht mund të tregoj se ato janë të ndryshme dhe dallojnë prej njëra tjetrës dhe praktikisht këto dallime që janë kruciale edhe dëshmojnë pafajësinë e tyre”, deklaroi Naser Raufi, avokat mbrojtës.

Avokati Raufi komenton sërish qëndrimin e fundit të prokurores publike Geshkovska, madje, theksoi se tendencat për dënim maksimal, me burgim të përjetshëm, ishin shfaqur edhe dy vjet më parë nga ish prokurori Ljubço Shvergovski. Por, Raufi u shpreh optimist për faktin se OSBE-ja nuk ia ka ndarë sytë çështjes.

“Nuk është hera e parë që prokuroria të propozoj, po t’ju kujtohet edhe prokurori publik i Maqedonisë këtë e propozoi, bile edhe në fillim para se të fillojnë seancat e këtij gjykimi që prejudikohet sipas meje një dënim pa marr parasysh që nuk ka prova do me thënë edhe para se të realizohet fundi i këtij procesi ky propozim u dha nga ana e prokurorit kryesor. Shpresa e vetme ka mbet nga monitorimi që është vërtetë monitorim maksimal nga OSBE”, shpreh avokati mbrojtës.

Pavarësisht vendimit, avokati mbrojtës paralajmëron se kjo çështje do të vazhdojë në shkallën e Apelit, pasi të akuzuarit janë të pafajshëm, ndërsa koha e gjykimit tregon se procesi është i montuar. Të akuzuarit për rastin “Monstra” janë në paraburgim prej 25 muajsh, dhe deri tani janë realizuar 42 seanca gjyqësore.

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button
Close