Liruam dhjetëra qytete dhe fshatra në lindje dhe jug pas referendumeve të rrejshme ruse, tha Zelenski

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se ushtria ukrainase ka realizuar përparim të madh dhe të shpejtë në javën e kaluar, duke liruar dhjetëra qytete në jug dhe lindje të vendit, raporton Reuters, transmeton Portalb.mk.

“Për një javë, nga referendumet e rrejshme ruse, janë liruar dhjetëra vende. Ata janë Herson, Harkiv, Lugansk dhe Donjeck”, tha Zelenski.

Vladimir Putin i ka aneksuar katër rajone ukrainase të premten, edhe pse ushtria ruse nuk ka kontroll të plotë ndaj asnjërit prej tyre.

Zelenski numëroi tetë qyteza në Herson të cilat këto ditë janë liruar. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës publikoi video në të cilën tregohet ngritja e flamurit ukrainas në njërin prej qyteteve.

Zelensky më herët gjatë 4 tetorit nënshkroi një dekret që zyrtarisht shpall që çdo bisedim midis Kievit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, do të jetë “i pamundur”.

Ky dekret zbatoi një vendim të Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare të Ukrainës dhe formalizoi deklaratat e Zelenskyt, pasi Putin pretendoi se katër rajone të Ukrainës – që janë pjesërisht të pushtuara nga Moska – do të jenë pjesë e Rusisë. Kievi dhe Perëndimi i kanë quajtur këto pretendime të Rusisë si farsë.

“Ai [Putin] nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe sinqeriteti. Prandaj, ne jemi të gatshëm për dialog me Rusinë, por me një president tjetër të Rusisë”, tha Zelensky më 30 shtator.

Në dekretin e nënshkruar nga Zelensky po ashtu thuhet se Ukraina do të përdorë mjetet ushtarake për të rimarrë kontrollin e territoreve që Rusia i ka pushtuar.

Ndërkaq, në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë u përsërit pozicioni i Uashingtonit se kurrë nuk do të njohë aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia.

Dekreti i Zelenskyt po ashtu vjen në ditën kur forcat e Kievit raportohet se kanë thyer mbrojtjen ruse në jug të Ukrainës dhe po kanë zgjeruar një ofensivë të shpejtë në lindje, duke marrë kontrollin e territoreve në zonat që Rusia pretendoi se i ka aneksuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button