Pesë gjimnazistë nga Çairi do të shkojnë në NASA, krijuan aplikacionin më të mirë nacional

Nxënësit e Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Jasir Idrizi, Krenar Ahmeti, Dijar Selami, Endrit Shaqiri dhe Andi Ganiu, me mentor Nderim Nagavcin, janë fituesit e garës kombëtare NASA Space Apps Challenge, njoftojnë nga “Youth Community Center Cair”.

“Të rinjtë të cilët janë pjesëtarë dhe vullnetarë të qendrës sonë, garuan në mesin e shumë ekipeve nga mbarë vendi, jo vetëm që morën vendin e parë, por edhe fituan të drejtën për të vizituar NASA’s Kennedy Space Center në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast përgëzoj këta djelmosha për suksesin e tyre dhe i inkurajoj të rinjtë e tjerë të ecin në këtë rrugë të arritjeve botërore me suksese edhe më të mëdha”, thuhet në njoftim.

Në vendin e parë së bashku me YCCC Space Eagles është zgjedhur edhe ekipi AERTH, ku fituan vota të barabarta nga juria.

Ekipi i AERTH përbëhet nga nxënësit e shkollave të mesme Miroslav Mishoski, Ilin Moskovski, Leonid Indov, Mario Blazhevski, Matej Krsteski dhe Kalin Jovanovski të moshës 16 dhe 17 vjeç nga “Sugs Rade Jovçevski Korçagin” dhe Gimnazi “Orce Nikolov”. Mentori i ekipit është Marko Lazetiç nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button