Ahmeti pas takimit me grupin e pakënaqur, paralajmëroi që më 15 tetor në BDI do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim më 15 tetor do të mbajë Kongresin e partisë, ku pritet të përzgjedhen strukturat e reja të partisë. Këtë e paralajmëroi sot kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton Portalb.mk.

“Më 15 tetor do të ketë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, si organ më i lart në mes dy kongreseve. Këshilli i Përgjithshëm do të zgjedh Kryesinë dhe Këshillin Mbikqyrës”, paralajmëroi Ahmeti.

Ai sqaroi që Kryesia do të zgjedhë organet e partisë, proces i cili do të ndiqet nga Këshilli i Përgjithshëm.

Ahmeti sot zhvilloi takim për disa orë me udhëheqësit e grupit të pakënaqur brenda BDI-së, udhëhequr nga Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Sadulla Duraku. Anëtarët e këtij grupi nuk dhanë ndonjë deklaratë ose qëndrim për media, vetëm theksuan që debati do të zhvillohet brenda partisë.

Ndryshe, më 24 shtator në një letër të shpalosur publikisht nga disa anëtarë të BDI-së, janë numëruar disa ankesa e këshilla për drejtimin e partisë në vitet e fundit. Ata theksojnë që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke anashkaluar strukturat partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button