Katër të vdekur e dhjetëra të humbura pasi një ortek godet në Himalaje

Së paku katër persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi një ortek ka goditur një ekip të alpinistëve lartë në Himalaje, raporton BBC. 34 praktikantë dhe shtatë instruktorë ishin duke stërvitur navigacion kur u goditën ndërsa ishin duke zbritur nga maja e malit në shtetin verior Uttarakhand, raporton Koha.net.

Tetë persona besohet se janë shpëtuar dhe pjesa tjetër është ngujuar në një çarje, thonë shpëtimtarët.

Moti keq po i pengon kërkimet. Raportet e mediave lokale thonë se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm.

Grupi përbëhej nga praktikantë nga Instituti i Alpinizmit Nehru. Thuhet se ata ishin kthyer nga mali Draupadi Danda-2 (5670 metra lartësi) kur ra orteku.

Autoritetet u alarmuan rreth orës 9:30 të mërkurën me kohë lokale.

“Ne kemi konfirmim për katër vdekje nga 33 persona që janë bllokuar. Tetë prej tyre tashmë janë shpëtuar dhe pjesa tjetër është bllokuar në një çarje”, ka thënë Ridhim Aggarwal nga Forca Shtetërore e Reagimit ndaj Fatkeqësive.

Përpjekjet për shpëtimin do të vazhdojnë derisa të lejojë moti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button