Investimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor rriten, por investohet pak për mbrojtjen e tokës dhe pyjeve (infografik)

Vitin e kaluar në vendin tonë vitin u rritën investimet për mjedisin jetësor, por mjetet e ndara janë larg vlerave rekorde që janë ndarë gjatë vitit 2018. Shpenzimet më të mëdha janë për menaxhimin e mbeturinave, por prandaj nga ana tjetër në vitin 2021 më pak është investuar në mbrojtjen e tokës dhe pyjeve, tregojnë të dhënat më të reja të Entit Shtetëror të Statistikës (EShS), njofton Meta.mk.

Shpenzimet për ekologji

Shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor në vitin 2021 kanë qenë mbi 117,5 milionë, ose të njëjtat janë rritur për mbi 20 milionë euro krahasuar me vitin 2020. Nga këto mjete, 67,88 përqind kanë qenë investime për mbrojtjen e mjedisit jetësor, gjegjësisht investimet e përgjithshme janë rritur në vlerën e mbi 76,9 milionë eurove. Shpenzimet për mirëmbajtje në shumën e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor marrin pjesë me 32,12 përqind.

Ndërkohë, vitin e kaluar shteti, komunat, kompanitë dhe subjektet e tjerë pjesën më të madhe të mjeteve e kanë ndalë për menaxhimin e mbeturinave në vend, me ç’rast investimet për menaxhimin e këtij problemi ekologjik kanë arritur vlerën prej 24,7 milionë eurosh. Për menaxhimin e ujërave të zeza vitin e kaluar janë investuar rreth 23,6 milionë euro. Për ndërtimin e sistemeve të reja të ujësjellësit dhe rinovimin e atyre ekzistuese në vitin 2021 janë ndarë rreth 17 milionë euro, pa përfshirë shpenzimet për mirëmbajtjen e sistemeve të ujësjellësit.

Edhe pse është një problem serioz me të cilin ballafaqohen qytetarët në më shumë komuna të vendit, të dhënat statistikore tregojnë se investimet për mbrojtjen e ajrit janë shumë më të vogla. Investimet për mbrojtjen e ajrit në vitin 2021 kanë qenë 12,9 milionë euro.

Raporti statistikor i EShS-së për vitin e kaluar tregon se janë ndarë mjete minore për mbrojtjen e tokës, ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, edhe pse Maqedonia ka shumë pika problematike ekologjike (arseni në Llojan dhe Tabanovc, lindani në OHIS, kromi gjashtë valent në Jegunovc) të cilat mbesin çështje të pazgjidhura me dekada të tëra. Për këtë qëllim në vitin 2021 në mbarë vendin janë ndarë investime prej vetëm 633.000 eurosh.
Të dhënat statistikore se vitin e kaluar janë investuar vetëm 7.256 euro për mbrojtjen e pyjeve të Maqedonisë janë frapante, edhe pse vendi gjatë verës së vitit 2021 u përball me zjarret më të mëdha të pyjeve në dekadën e kaluar. Ndërkohë, shifrat tregojnë se investimet e këtilla janë më të vogla edhe prej atyre për mbrojtje nga zhurma, për të cilën vitin e kaluar janë ndarë rreth 40.000 euro.

Nëse i analizojmë të dhënat e publikuara, mund të shihet se mjete minore janë ndarë edhe për aktivitetet për hulumtim dhe zhvillim për mbrojtjen e mjedisit jetësor, për çka vitin e kaluar janë ndarë 4.690 euro modeste.
Vitin e kaluar, për aktivitete arsimore, edukative dhe aktivitete të tjera që do të mbahen në lidhje me mbrojtjen e mjedisit jetësor janë investuar vetëm 19.545 euro.

Të dhënat për vitin 2021 tregojnë se për investime për pajisje për monitorim dhe kontroll, analizë për mbrojtjen e mjedisit jetësor janë investuar rreth 520.000 euro, ndërsa për aktivitete administrative për menaxhimin me projektet për mbrojtjen e mjedisit jetësor janë ndarë mbi 477.000 euro. Për vlerësimin e ndikimit të mjedisit jetësor dhe vlerësimin e konsistencës gjatë vitit të kaluar janë ndarë rreth 53.000 euro.

Raporti statistikor i Entit Shtetëror të Statistikor tregon se pjesa më e madhe e mjeteve të investuara për mbrojtjen e mjedisit jetësor vjen pikërisht prej bizneseve, të cilët me ligjet aktuale janë të detyruar të implementojnë filtra nëpër oxhaqe, pastrim të ujërave industriale ose largim të mbeturinave nga vendi i punës.
Nga shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, më shumë shpenzime janë bërë në industri dhe tek prodhuesit e specializuar – mbi 64,9 milionë euro, gjegjësisht 55,29 përqind. Ndërkohë, nga shpenzimet e bëra për mbrojtjen e mjedisit jetësor në industri dhe tek prodhuesit e specializuar, 45,8 përqind janë dedikuar për investime, ndërsa 54,2 përqind kanë qenë për mirëmbajtje.

Përndryshe, sa i përket mbrojtjes së mjedisit jetësor, Meta.mk tashmë një periudhë më të gjatë shkruan për domosdoshmërinë e ndarjes së mjeteve shumë më të mëdha për menaxhimin e problemeve kyçe ekologjike me të cilat ballafaqohet vendi ynë për momentin. Vetëm për menaxhimin e pikave të ,,nxehta” të kontaminuara, në vitin 2005 janë bërë përllogaritje se sanimi i të gjithë rajoneve në vend do të kushtojë rreth 77 milionë euro. Megjithatë, projektet për sanimin e tyre ose nuk kanë filluar farë ose zhvillohen me hap të ngadalshëm, e kështu vetëm pastrimi i lindanit në OHIS, nga perspektiva e sotme, vlerësohet se do të kushtojë rreth 50 milionë euro, gjegjësisht është dukshëm më i kushtueshëm nga ç’ishte e planifikuar më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button