Shtëpia Botuese “Shkupi” promovon tituj të ri

Shtëpia Botuese “Shkupi” promovoi tituj të ri të përkthyer nga estonishtja në gjuhën shqipe. Në vigjilje të 20 vjetorit të kësaj shtëpie botuese, janë përkthyer 5 vepra të autorëve estonez, tematika e të cilave pasqyron epokën e regjimeve nëpër të cilat ka kaluar Estonia dhe rrethanat politike të asaj kohe. Kryetari i shtëpisë botuese “Shkupi” Azam Dauti, theksoi se me këto vepra shtëpi botuese, tenton të bëj edhe një hap më tej në zgjerimin e njohurive për letërsitë e ndryshme kombëtare e botërore. I pranishëm në promovim ishte edhe Euro Ambasadori Aivo Orav, i cili shprehi faleminderit për interesimin e shtëpive botuese shqiptare, mbi letërsinë estoneze. 

“Me botimin e këtyre titujve, shtëpia botuese “Shkupi”, Kësaj radhe nga letërsia bashkëkohore estoneze, siç kemi bërë edhe më herët edhe me botime nga letërsi tjera, duke botuar vepra autorësh nga Kanada, Holanda, Norvegjia, Suedia, Turqia, Irlanda, etj.”, deklaroi  Azam Dauti, Kryetar i SHB “Shkupi”.

“Punën që po e bëni ju, është shumë e rëndësishme. Nuk është me rëndësi vetëm për vendin tuaj, por është me rëndësi për vendet e BE-së dhe por për të gjithë vendet e botës, sepse më këtë afrojmë njerëzit më pranë njëri tjetrit. Unë përfaqësoj 28 shtete, por sot jam shumë i kënaqur që ju prezantoni disa libra të përkthyera në gjuhën tuaj, nga gjuha ime amë”, u shpreh  Aivo Orav, Euro Ambasador. 

Lajme të ngjashme

Back to top button