Të shtunën në Tearcë mbahet edicioni i 11-të i “Ditës së Groshës”

Qendra për Edukim dhe Zhvillim, informon se manifestimi tradicional “Dita e Groshës”, do të mbahet me 8 tetor (e shtunë), 2022, në hapësirat e Sh.F.K “Kiril Pejçinoviq” – Tearcë me fillim në ora 12.00, njofton Portalb.mk.

Me edicionin e 11 të Ditës së Groshës, Qendra për Edukim dhe Zhvillim fillon dekadën e re të organizimit të këtij manifestimi tradicional, pas një pauze për shkak të situatës me pandeminë

Agjenda

  • 12:00 – 12:30 – Ardhja e mysafirëve (Shkolla fillore “Kiril Pejçinoviq” – Tearcë)
  • 12:30 – 12:45 – Degustimi i ushqimeve tradicionale dhe vizita e ekspozitës së përgatitur nga nxënësit
  • 12:45 – 13:00 – Hapja zyrtare e manifestimit
  • 13.00 – 13:45 – Prezantimi i pjesës kulturore (performancë e shoqatave kulturore artistike nga rajoni)
  • 13:45 – Dreka e zakonshme me groshë dhe produkte të tjera ushqimore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button