Prokurorja e Shkupit Haxhi Vasilevska, do t’i ndjekë lëndët për sigurinë e gazetarëve

Prokurori i Prokruorisë Themelore Publike të Shkupit Gavril Bubevski e ka emëruar prokuroren publike Iskra Haxhi Vasilevska si person për kontakt në lidhje me lëndët e sigurisë së gazetarëve, të cilat janë nën kompetencë të Prokurorisë Themelore të Shkupit, njofton Portalb.mk.

“Vendimi ka arritur në adresën e SHGM-së dhe është miratuar në bazë të konkluzioneve nga mbledhja e Bubevskit me përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve (SHGM) dhe Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik (SPGM), që është mbajtur më 27.05.2022”, informojnë nga SHGM.

Sipas SHGM-së veprimi i këtillë është në pajtueshmëri me rekomandimet e Këshillit të Evropës, me qëllim përfundimtar – të iniciohen ndryshime sistematike për përmirësimin e gjendjes momentale.

Prokurorja Haxhi Vasileva ka kompetencë ta ndjekë veprimin në lëndët në të cilat në cilësinë e të dëmtuarit, dëshmitarit ose personave të paraqitur, paraqiten gazetarët të cilët kanë qenë duke i kryer detyrat e tyre.

Në vendim thuhet se Prokuroria e Shkupit do t’i japë prioritet lëndëve në lidhje me sigurinë e gazetarëve dhe do të vazhdojë në këtë drejtim ta avancojë bashkëpunimin e me shoqatat gazetareske, me qëllim që të sanksionohet çdokush i cili e rrezikon lirinë e shprehjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button