Bullgaria do të fitojë 1,6 miliardë euro për mbarimin e hekurudhës nga Gjusheva në Sofje

Komisioni Evropian ia ka miratuar programin e parë të madh infrastrukturor Bullgarisë për periudhën 2021-2027. Brukseli zyrtar për programin “Lidhje transportuese” do t’i ndajë Bullgarisë 1,61 miliardë euro. Një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore që duhet të ndërtohet është hekura që kalon nëpërmjet korridorit Orient/Lindje Mediteran, gjegjësisht Korridori 8, shkruan Money.bg, njofton Portalb.mk.

Bullgaria më së voni deri në vitin 2027 do të duhet që ta ndërtojë dhe rehabilitojë hekurudhën prej Gjushevës në kufirin RMV-Bullgari nëpërmjet Qustendilit, Pernikut dhe Radimirt deri në Sofje. Në atë mënyrë, do të mundësohet deri te këtë periudhë kohore tërësisht të ndërtohet hekurudha mes Sofjes dhe Shkupit dhe të mundësohet transporti hekurudhor për udhëtarë dhe ngarkesa mes dy vendeve.

Vendimi i BE-së vjen pasi që gjatë verës u konfirmua që Maqedonia e Veriut nga BE do të marrë plotësisht edhe 149,2 milionë euro, mjete të pakthyeshme për ndërtimin e seksionit nga Kriva Pallanka në Deve Bair, për fazën e tretë të ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë. Dokumentacioni projektues për këtë fazë tanimë është kompletuar, ndërkohë qeveria e RMV-së në periudhën e ardhshme duhet plotësisht ta riformojë konstrukcionin financiar për sekcionin nga Kriva Pallanka në Deve Bair.

Qeveria e RMV-së gjatë verës i ka nënshkruar marrëveshjet me kompaninë austriake “Shtrabag” dhe atë turke “Gjulermak” për zbatimin e fazës së parë (Kumanovë-Belakovcë) dhe fazës së dytë drejt Bullgarisë (Belakovcë-Kriva Pallankë). Këto dy faza do të duhet që të mbarojnë deri në vitin 2025, ndërkaq vlera e tyre e përgjithshme është 200 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button