Qeveria së shpejti do të shpallë masa konkrete për të ndihmuar kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, paralajmëroi Kovaçevski

Qeveria së shpejti do të dalë me masa konkrete kundër krizës të orientuara drejt kategorive më të rrezikuara të qytetarëve, siç bënte edhe nga fillimi i krizës dhe në kohën e pandemisë së KOVID-it, paralajmëroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, raportoi MIA.

“Në disa raste e thash se ka mbaruar koha e bollëkut dhe me energji elektrike, mirëpo edhe me resurse të tjera. Evropa gjendet praktikisht në luftë në kontinentin e saj. Në Ukrainë zhvillohet luftë. E shihni se atje praktikisht brenda ditës përkeqësohet gjendja dhe prandaj do të vazhdojmë në drejtim të mbështetjes së kategorive më të rrezikuara të qytetarëve”, theksoi Kovaçevski në Fakultetin Ekonomik të UQM në Shkup, ku sot ishte i pranishëm në orën e parë të vitit të ri akademik.

Ai potencon se ngrirja e marzhave funksionon, porse imputet, energjensat, lëndët e para, që i marrin prodhuesit e produkteve themelore ushqimore i tërheqin çmimet lartë, që është rast praktikisht në të gjitha shtetet.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për çmimet në rritje të ushqimit, veçanërisht të produkteve themelore ushqimore. Qeveria bëri masa fillestare për ngrirjen e çmimeve, mirëpo më vonë duke marrë parasysh faktin se ne jemi ekonomi e hapur, e cila shkëmben me shtetet e jashtme, ngrirja tepër e gjatë e çmimeve nuk është e mundshme, meqë do të shfaqen mangësi, prandaj kaluam siç kaluan edhe shtete të tjera drejt ngrirjes së marzhave”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri përkujtoi se inflacioni në BE është në nivelin historikisht më të lartë që nga formimi i saj, kështu që bankat qendrore tashmë janë duke intervenuar me rritjen e normave të kamatave për frenimin e saj, shembull ky që në disa raste e bëri edhe Banka jonë Popullore.

Kovaçevski përkujtoi se këtë muaj kishte rritje të pensioneve për mbi gjashtë për qind, që së bashku me rritjen paraprake do të thotë 10 për qind rritje vetëm në këtë vit kalendarit, derisa në nivel vjetorë, me rritjen që do të vijojë në mars, pensionet do të rriten për 16 për qind, e po ashtu në bazë të marrëveshjes së arritur me Sindikatën janë rritur pagat në arsim për 15 për qind.

Ai theksoi se rregullisht mbahen takime në Këshillin ekonomik qeveritar, ku marrin pjesë të gjithë ministrat dikasterial nga sektorët ekonomik, duke përfshirë edhe ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe se të mërkurën do të mbahet takim i Këshillit në përbërje të zgjeruar dhe se tashmë janë duke u përgatitur edhe listat dhe kategoritë e qytetarëve që do të mbështeten me mjetet plotësuese financiare nga buxheti, me qëllim që të mund të tejkalojnë më lehtë krizën që e kemi.

“Vendi ku miratohen politikat ekonomike është Qeveria, respektivisht Këshilli ekonomik në përbërje të zgjeruar të Qeverisë Ai funksionon. Në kohën e koronës ai funksiononte dhe të gjitha zgjidhjet që ishin propozuar atje më vonë ishin formuluar dhe shndërruar në vendime të komisioneve, trupave dhe në seanca e Qeverisë. Kjo është mënyra institucionale në të cilën miratohen vendimet në Qeveri”, theksoi Kovaçevski.

Ai theksoi se në mbledhjen e Këshillit Ekonomik në përbërje më të gjerë të caktuar për të mërkurën do të jenë të ftuar edhe kryetari i VMRO-DMNE-së dhe dy ekonomistë nga kjo parti.

“Ata ishin të ftuar edhe në Këshillin e fundit ekonomik, mirëpo nuk morën guximin të pranojnë ftesën dhe nuk morën pjesë. Me ta kishim qëndrime të ndryshme, por unë i respektoj jashtëzakonisht”, shtoi kryeministri.

Në raport me kërkesat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për takim në mënyrë që “t’ia prezantojë konceptin e tij për zbutjen e pasojave nga kriza energjetike”, Kovaçevski potencon se nuk mund të bëhet fjalë për takime në katër sy.

“Ju e dini mirë, se furnizimet e energjensave dhe energjisë elektrike zhvillohet përmes EMV dhe të gjithë ata që kanë oferta mund t’i dorëzojnë në çdo kohë në arkivin e EMV-së. Kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se ai ka oferta indikative për energjensa që kanë vlejtur shtatë ditë. Në ditën e shtatë është e mërkurë, nëse do t’i dorëzojnë deri të mërkurën, nëse ekzistojnë oferta të tilla këtë nuk e dimë. Në Qeveri nuk ekziston arkiv në të cilën mund të shitet çfarëdo ofertë. Vendi për propozimin e masave, koncepteve, etj. është Këshilli Ekonomik i Qeverisë në përbërje të zgjeruar në të cilin marrin pjesë të gjithë kryetarët e odave ekonomike, përfaqësues të bashkësisë akademike, ekonomistë nga AMSHA, përfaqësues të kompanive më të mëdha, përfaqësues të Qeverisë nga të gjithë resorët ekonomike dhe normalisht në këtë rast edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, i cili po ashtu vjen nga sektori i energjetikës, respektivisht nga Fakulteti i Makinerisë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri bëri të ditur se vazhdon edhe subvencionimi i energjisë elektrike, duke përkujtuar se subvencionohen 80 për qind të rrymës.

“Ajo që Qeveria tani po tenton së bashku me odat ekonomike, është të sigurojë energji elektrike që do të jetë me çmime më të pranueshme për ekonominë”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri bëri të ditur se në rrjedhë janë bisedimet me vendet fqinje për sigurimin e energjensave dhe energjisë elektrike. Me Serbinë bisedohet që të na sigurojë gaz nga depotë e tyre dhe nëse arrihet ndonjë mënyrë ai të sillet në vend atëherë këtu do të ishte prodhuar energji elektrike, e cila do të ishte gjysma për Serbinë, e gjysma për ne.

“Nga pala serbe ende janë duke i shqyrtuar mundësi për ta bërë këtë, Nëse janë në gjendje të furnizojnë gazin që të mbërrijë në Maqedoninë e Veriut, atëherë kjo ide do të mund të realizohet”, theksoi Kovaçevski.

Ai përkujtoi se me Bullgarinë bisedohet për marrëveshje bilaterale për sigurimin e energjisë elektrike me çmim më të volitshëm sesa ai i bursës, porse përkundër vullnetit nga pala bullgare, për realizimin e idesë së tillë, Sofja do të duhet t’i respektojë rregullat dhe rregullativat e BE-së në këtë sferë, të cilat e detyrojnë që të gjitha tepricat e rrymës t’i shesë përmes bursës.

“Me Republikën e Turqisë, ministri i Ekonomisë realizoi takime me kompaninë “Botosh”, që është praktikisht kompania shtetërore që merret me energji elektrike dhe transport të energjisë elektrike në Turqi dhe në bazë të bisedimeve, të cilat ende nuk kanë përfunduar, duhet të shohim se cila është oferta, sa është sasia që ata mund ta furnizojnë dhe njëherësh zhvillohen biseda për lirimin e kapaciteteve ndërkufitare për transport të energjisë elektrike nëse sigurohet me çmime që i konvenojnë ekonomisë sonë”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se bëhet fjalë për operacione komplekse, në të cilat punohet ditë e natë në këto kushte jashtëzakonisht të vështira të furnizohet energji elektrike dhe energjensa që do të mund të jenë me çmime që do të ishin më të pranueshme dhe më optimale për ekonominë tonë.

“Ne do të punojmë vazhdimisht, për çdo ditë me qëllim që të arrihet zgjidhje ditore”, theksoi Kovaçevski, duke shtuar se deri tani Qeveria nuk ka biseduar me “Gazprom”-in rreth këtyre çështjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button